E enjte, 27 tetor 2011

BE-JA ARRITI MARRËVESHJE PËR SHPËTIM NGA KRIZA

Liderët e Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për shpëtim nga kriza financiare dhe nga borxhet, e cila përmban tre pika kryesore: shlyerja  e borxhit të Greqisë, rritja e stabilitetit kreditorë të Fondit Evropian për stabilitet financiar dhe rritja e kapitalit themelorë të bankave.



E hëne, 26 tetor 2011

SAMITI I BE-SË PËR SHPËTIM NGA KRIZA

Shefa të shteteve dhe qeveri të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian sot do të mbajnë Samit në Bruksel për arritjen e planit gjithëpërfshirës evropian për dalje nga kriza financiare dhe për gjetjen e zgjidhjes për krizën debitore në eurozonën.



E Mërkur, 12 tetor 2011

PËR HERË TË TRETË U KONFIRMUA REKOMANDIMI PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË BE

"E përsërisim rekomandimin tonë për fillimin e negociatave për anëtarësim.  Perspektivat për integrim në Bashkimin Evropian janë udhërrëfyes për vazhdimin  e procesit të reformave.  Prapëseprapë, me vazhdimin e kontestit të emrit, motivimi për reforma është pakësuar.  Është bërë një progres i vogël gjatë vitit të kaluar.  Si sfida themelore mbeten të jenë: pavarësia gjyqësore, reformat në administratën publike dhe lufta kundër korrupsionit.  Liria e të shprehurit edhe më tutje mbetet një sfidë serioze.  Prandaj është me rëndësi që të arrihet progres për çështjen e emrit.  Zgjidhja e emrit prolongohet tepër.  Nisja e negociatave për anëtarësim do të jetë e dobishme jo vetëm për vendin dhe për rajonin, por edhe për Bashkimin Evropian si tërësi.  Nuk guxon të humbet edhe një vit", theksoi komisari evropian File.



E Mërkur, 12 tetor 2011

SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti Evropian sot dhe dje në Bruksel do të mbajë Seancë plenare, në të cilën, ndër të tjerash, do të diskutohet për atë nëse Bulgaria dhe Romania duhet të përfshihen në Zonën e shengenit. Debati do të zhvillohet sot, ndërsa votimi pas kësaj Rezolute do të bëhet nesër.



E martë, 4 tetor 2011

SAMITI I PESTË I BE-së DHE BRAZILIT

Në Samitin e Pestë të Bashkimit Evropian dhe Brazilit, që u mbajt në Bruksel, krerët i vërtetuan vlerat dhe parimet e përbashkëta që shprehen në partneritetin e tyre strategjik, me theks në përkushtimin në nxitjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, përforcimit të demokracisë dhe ligjvënies, respektimit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe zhvillimit të qëndrueshëm të përfshirjes sociale dhe mbrojtjes së rrethinës.

Click