E premte, 26 tetor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË SERBISË, Z.TOMISLLAV NIKOLIQ

Duke vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet shteteve si shumë të mira, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, theksoi se ato janë në zhvillim të vazhdueshëm dhe ekziston interes i ndërsjellë për zhvillimin e tyre në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore në të gjitha nivelet dhe sferat. Ajo jo vetëm që është në interes të të dy shteteve dhe qytetarëve tanë, por jep kontribut të madh në stabilitetin e rajonit dhe perspektivës së tij euroatlantike. 



E mërkurë, 17 tetor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË HUNGARISË, DR.LLASLLO KOVER

Para fillimit të bisedimeve zyrtare, kryetari i Parlamentit të Hungarisë, dr.Llasllo Kover, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Trajko Veljanoski, vendosi kurorë në Përmendoren e heronjve të rënë dëshmorë për Maqedoninë



E mërkurë, 9 tetor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ZËVENDËSKRYEMINISTRIN NJËHERAZI EDHE MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SLOVAKISË, Z.MIROSLLAV LLAJÇAK

Në vigjilje të Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë, kryetari Veljanoski theksoi se pret përsëri që për së katërti herë të merr rekomandim nga Komisioni Evropian, për fillimin e negociatave, duke shpresuar se kah fundi i vitit, aty në dhjetor, përfundimisht BE-ja do të caktojë datë për fillimin e negociatave. Ai potencoi se opinioni publik në përqindje të madhe është i përcaktuar për anëtarësim në NATO dhe BE dhe se qëllimi kryesor strategjik për Republikën e Maqedonisë është integrimi i saj i plotë në NATO dhe BE



E martë, 9 tetor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E KËSHILLIT NACIONAL TË REPUBLIKËS SË SLLOVAKISË, Z. PAVOL PASHKA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski dhe kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Parlamentin e Republikës së Sllovakisë, znj.Sonja Mirakovska realizuan takim me Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Sllovakisë, z.Pavol Pashka.  

Click