E premte, 22 tetor 2010
Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanovski, e pranoi kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Millo Gjukanoviç
Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, duke na rikujtuar në marrëdhëniet tradicionale miqësore ndërmjet dy shteteve, theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Malit të Zi ndajnë vlera dhe qëllime të përbashkëta, ndërsa ato janë integrimet euroatlantike. Kjo jo vetëm që kontribuon në thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, po jep edhe kontribut të madh në stabilitetin e rajonit dhe integrimin e tij euroatlantik, theksoi kryetari Veljanovski.
Për atë, më sinqerisht, Malit të Zi dhe qytetarëve të tij i dëshiroj procesi i integrimit, ndërsa veçanërisht integrimi në NATO, të zhvillohen shumë shpejtë dhe pa problemet absurde dhe të imponuara të cilët e bllokuan anëtarësimin tonë në NATO, edhe pse i plotësuam kushtet.
Në vazhdim, kryetari Trajko Veljanovski u ndal në rolin e proceseve parlamentare të integrimit, për atë që në ato procese, nga njëra anë parlamentet janë përgjegjëse në miratimin e ligjeve dhe në procesin e harmonizimit me të drejtën evropiane, ndërsa nga ana tjetër ato e kryejnë dhe funksionin kontrollues mbi pushtetin ekzekutiv. Si Kuvend, ne jemi të përgatitur përvojat tona në këto procese t’i ndajmë me parlamentin e Malit të Zi, Theksoi Veljanovski.
Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, z. Milo Gjukanoviç, duke shprehur faleminderit për takimin, gjithashtu i theksoi marrëdhëniet e larta të zhvilluara ndërmjet dy shteteve miqësore.
Personalisht, edhe unë si kryeministër dhe Qeveria e Malit të Zi, gjatë takimeve ndërkombëtare, gjithmonë qartë shprehim keqardhje për atë çka i ndodhi shtetit tuaj. Republika e Maqedonisë pa arsye sot nuk është anëtare e NATO-së. Republika e Maqedonisë, Malit të Zi dhe të gjitha shtetet tjera në rajon në mënyrë civilizuese i takojnë Evropës. Për atë, e ardhmja e Unionit Evropian, stabiliteti i saj, por edhe konkurrenca e saj politike dhe ekonomike në nivel global nuk mund të jetë efikase pa integrim të plotë në rajonin tonë'', theksoi kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, z. Millo Gjukanoviç.
Në takim dhe të dyja palët theksuan se bashkëpunimi ekonomik është nën nivelin e marrëdhënieve politike dhe se është e nevojshme intenzivimi i saj, me çka ekzistojnë kushte dhe interes jo vetëm te qeveritë, por edhe te biznes shoqëritë.