E martë, 25 tetor 2011

KRYETARI VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYESUESIN E KRYESISË SË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, Z. ZHELKO KOMSHIQ

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski theksoi se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve viteve të fundit lëvizin në drejtim të shkëlqyer, duke i pasur parasysh vizitat kthyese në të gjithë nivelet. Kryetari Veljanoski potencoi se tash është koha që shtetet nga rajoni të shikojnë përpara dhe të bëhen anëtarë të plotfuqishëm të BE-së dhe të NATO-s. Për fat të keq, Republika e Maqedonisë për shkaqe të njohura nuk është pjesë e këtyre institucioneve edhe krahas reformave, sukseseve, tre raporteve pozitive të KE-së në periudhën gjashtëvjeçare në të cilën Republika e Maqedonisë ka status të kandidatit për anëtar në BE. Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë gëzohet për suksesin e fqinjëve të saj në rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s, sepse anëtarësimi i të gjithë vendeve nga rajoni në BE do të jetë përfitim edhe për BE-në edhe për të gjithë anëtaret e saj.



E premte, 21 tetor 2011

TAKIMI PËRSHËNDETËS I KRYETARIT VELJANOSKI ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË AUSTRISË, Z. ALOJZ KRAUT

Bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të mira edhe në plan bilateral edhe në suazat e organizatave ndërkombëtare. Bashkëpunimi ekonomik ka bazë të mirë, posaçërisht për faktin që një bankë austriake tashmë është e pranishme në tregun e Maqedonisë dhe e njëjta me vete bartë impuls për investime plotësuese nga kompanitë austriake.



E martë, 18 tetor 2011, Bernë

KRYETARI VELJANOSKI U TAKUA ME EMIRIN E SHTETIT TË KATARIT, LARTMADHËRIA E TIJ HAMAD BIN KALIFA AL TANIN

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski shprehu bindje se kjo vizitë do të kontribuojë për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Shtetin e Katarit dhe për shkëmbimin e mendimeve për të gjitha çështjet me interes të përbashkët në plan bilateral dhe multilateral. Ai shprehu kënaqësi për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dy vendeve, të cilat i karakterizon shkalla e lartë e miqësisë dhe mirëkuptimit, me ç'rast theksoi se ekziston potencial të madh për avancimin e mëtutjeshëm në të gjitha sferat me interes të përbashkët, veçanërisht në sferën e ekonomisë, me qëllim të realizohen projekte konkrete për investim në Republikën e Maqedonisë.



E enjte, 13 tetor 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME GRUPIN PARLAMENTAR TË KUVENDIT POPULLOR TË KUVAJTIT PËR MIQËSI ME KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke u dëshiruar mirëseardhje  mysafirëve  shprehu se të dy shtetet kultivojnë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim, se ekzistojnë iniciativa për bashkëpunim në të gjitha sferat. Kryetari Veljanoski  theksoi se të dy shtetet duhet të punojnë për nxitje dhe të krijojnë mundësi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe bashkëpunim në nivel parlamentarë dhe në të gjitha sferat tjera me interes të ndërsjellë.



E Mërkur, 12 tetor 2011, Budimpeshte

TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E KUVENDIT NACIONAL TË HUNGARISË, Z. LLASLLO KOVER

Në takimi ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski dhe kryetarit të Kuvendit Nacional të Hungarisë, z.Llasllo Kover u konfirmuan marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet dy vendeve miqësore.  Bashkëpunimi intensivisht zhvillohet në të gjitha nivelet, për të cilat dëshmojnë takimet dhe vizitat e fundit të kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban në Republikën e Maqedonisë. Në nivel parlamentar bashkëpunimi zhvillohet suksesshëm në nivel të komisioneve, grupeve parlamentare dhe në nivel më të lartë të kryetarit, ndërsa implementohet edhe Memorandumi për bashkëpunim parlamentar i nënshkruar para disa vitesh. 



E martë, 4 tetor 2011

TAKIMI PROTOKOLAR I KRYETARIT VELJANOSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË HUNGARISË

Kryetari Veljanoski e përshëndeti faktin se nga Republika e Hungarisë vjen investuesi më i madh në vend, dhe u përpjek për bashkëpunim të mëtutjeshëm në sferën e ekonomisë. Bashkëbiseduesit shprehën besim se Republika e Maqedonisë më shpejti do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe me këtë do të jepet kontribut plotësues për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Nga ana e kryetarit Veljanoski, u theksua se Republika e Maqedonisë edhe pse nuk është anëtare e NATO-s, ajo i ndërmori të gjitha obligimet si anëtare e plotfuqishme. Kryetari Veljanoski i përshëndeti marrëdhëniet e mira ndërmjet të dyja parlamenteve, duke përkujtuar në memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet të dyja parlamenteve gjatë vizitës zyrtare në vitin 2008.

Click