KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 27 tetor 2011

BE-JA ARRITI MARRËVESHJE PËR SHPËTIM NGA KRIZA

Liderët e Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për shpëtim nga kriza financiare dhe nga borxhet, e cila përmban tre pika kryesore: shlyerja  e borxhit të Greqisë, rritja e stabilitetit kreditorë të Fondit Evropian për stabilitet financiar dhe rritja e kapitalit themelorë të bankave.

Në Samitin në Bruksel, përfaqësuesit e sektorit bankar u pajtuan me  50% shlyerje të borxhit të Greqisë, përkatësisht 100 miliardë euro.  Në atë mënyrë, deri në vitin 2020 borxhet e fqinjit tonë jugor do të mund të zvogëlohen në 120% nga prodhimi bruto vendor. 

Që të përballohen humbjet nga borxhi i Greqisë, do të bëhet kapitalizmi plotësues i bankave evropiane.

Fondi Evropian për stabilizim financiar do të zmadhohet për 1000 miliardë euro, ndërsa të hollat do të sigurohen kryesisht nga Kina, por edhe nga Rusia dhe Brazili.

Pas kërcënimit për falimentimin e Italisë, kryeministri i këtij vendi, z.  Silvio Berluskoni, ka prezantuar plan për reforma në afat prej tetë muaj.

Gjithashtu, në Samiti e BE-se janë kontraktuar edhe masa nëpërmjet të cilave do të zmadhohet menaxhimi me eurozonën dhe do të shpëtohet valuta e rrezikuar evropiane.

“Pakoja e masave rreth të cilave u morëm vesh vërtetojnë se Evropa është e gatshme ta bëjë atë që është e nevojshme që ta rruajë stabilitetin financiar.  Detajet teknike nga ai plan do të përfundojnë javët e ardhshme, ndërsa Komisioni Evropian do të propozojë masa të mëtutjeshme për dalje të përbashkët nga kriza", deklaroi kryetari i Eurokomisionit, z. Zhoze Manuel Baroso.

a

Na ndiqni në:

Click