KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 30 qershor 2011

KROACIA I PËRFUNDOI NEGOCIATAT ADERUESE MË BE-NË

Pas pothuajse gjashtë vitesh negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian, sot në Konferencën Ndërqeveritare për Aderim, Kroacia do t'i jap fund kësaj rruge evropiane, me mbylljen e katër kapitujve të fundit.

Këto janë kapitujt:  konkurrenca e tregut; jurisprudenca dhe të drejtat themelore; dispozitat financiare dhe buxhetore dhe çështjet tjera.

Delegacionin kroat do ta udhëheq zëvendëskryeministri për Punë të Jashtme dhe Eurointegrime, Z.  Gordon Jandrokoviq, ndërsa palën evropiane do ta përfaqësojë shefi i diplomacisë hungareze, Z.  Janosh Martonji.

Kroacia, formalisht do t’i përfundoj negociatat vetëm disa orë para mbarimit të Kryesimit hungarez me BE-në, trashëgimtar i të cilit do të jetë Polonia.

Krerët e vendeve-anëtare të BE-së, në samitin e javës së kaluar miratuan vendim politik për përfundimin e negociatave aderuese të Kroacisë, duke e thirrur Këshillin e Evropës t’i miratojë të gjitha vendimet  nevojshme për mbylljen e kapitujve tjerë deri në fund të qershorit dhe nënshkrimin e marrëveshjes për aderim deri në fund të këtij viti.

Nëse gjithçka shkon në mënyrën më të mirë të rregullt, Kroacia më 1 korrik 2013 zyrtarisht do të bëhet vendi-anëtarë i 28-të i BE-së.  
 

a

Na ndiqni në:

Click