KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 7 nëntor 2011

MBRETËRIA E BASHKUAR KRYESUESE E RE ME KOMITETIN E MINISTRAVE

Në gjashtë muajt e ardhshme, Mbretëria e bashkuar do të kryesojë me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës, ku gjatë kësaj periudhe do të fokusohet te të drejtat e njeriut.

Gjatë kohës së mbledhjes së sotme të Komitetit të ministrave, ministri britanik i Punëve të Jashtme, z.  Viliam Hejg, i paraqiti prioritetet e vendit të tij si kryesues për gjashtë muajit e ardhshme, dhe këto janë:

  • reforma të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut dhe përforcimin e aplikimit të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut; 
  • përkrahja e Programit të Sekretarit të përgjithshëm Torbjorn Jaglland për reforma të Këshillit të Evropës si organizatë; 
  • përforcimi i të drejtës legjislative; 
  • menaxhimi me internetin, përfshirë edhe lirinë e të shprehurit në internet; 
  • lufta kundër diskriminimit në bazë të përcaktimit seksual dhe barabarësisë gjinore; 
  • racionalizimi i aktiviteteve të Këshillit të Evropës për përkrahjen e demokracisë lokale dhe rajonale.

Rolin e kryesuesit me Komitetin e ministrave të Mbretërisë së Bashkuar e mori nga Ukraina, kryesia e të cilit zgjati nga 11 maj gjer më sot, ndërsa këtë funksion do ta ushtrojë deri më 14 maj të vitit 2012, kur kryesinë rrotacione do ta merr Shqipëria.

Përndryshe, Mbretëria e Bashkuar është themeluese dhe anëtare e Këshillit të Evropës që nga 5 maj të vitit 1949.

a

Na ndiqni në:

Click