KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E Mërkur, 12 tetor 2011

PËR HERË TË TRETË U KONFIRMUA REKOMANDIMI PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË BE

Komisioni Evropian, sot në Bruksel, duke e prezantuar Raportin e tij vjetor për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2011, për së treti herë e vërtetoi rekomandimin për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, por theksoi se duhet të zgjidhet çështja e emrit, ku zgjidhja e kësaj çështjeje është kyçe për fillimin e negociatave. 

Pakon dokumente me strategjinë për përhapje, bashkë me Raportet për progresin e vendeve kandidatë për anëtarësim në BE dhe aspirantë për anëtarësim në Bruksel, i prezantoi komisari evropian për përhapje, z.  Shtefan File.

"E përsërisim rekomandimin tonë për fillimin e negociatave për anëtarësim.  Perspektivat për integrim në Bashkimin Evropian janë udhërrëfyes për vazhdimin  e procesit të reformave.  Prapëseprapë, me vazhdimin e kontestit të emrit, motivimi për reforma është pakësuar.  Është bërë një progres i vogël gjatë vitit të kaluar.  Si sfida themelore mbeten të jenë: pavarësia gjyqësore, reformat në administratën publike dhe lufta kundër korrupsionit.  Liria e të shprehurit edhe më tutje mbetet një sfidë serioze.  Prandaj është me rëndësi që të arrihet progres për çështjen e emrit.  Zgjidhja e emrit prolongohet tepër.  Nisja e negociatave për anëtarësim do të jetë e dobishme jo vetëm për vendin dhe për rajonin, por edhe për Bashkimin Evropian si tërësi.  Nuk guxon të humbet edhe një vit", theksoi komisari evropian File.

Dialogu ndërmjet pushtetit dhe opozitës duhet doemos të përforcohet në drejtim të sigurimit të funksionimit të pandërprerë të institucioneve dhe t'i mundësohet Parlamentit që ta luajë rolin e tij të plotë, theksohet në Raportin e KE-së.

Gjithashtu, krahas Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë, sot janë publikuar Raportet për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Në lidhje me vendet tjera të përfshirë me procesin e përhapjes, Komisioni Evropian propozoi aderim të Kroacisë në BE, fillim të negociatave me Malin e Zi, ndërsa Serbisë propozoi që t'i ndahet status të kandidatit.

Islanda, arriti progres në negociatat, ndërsa Turqia ka ekonomi dinamike dhe Komisioni Evropian është i bindur se procesi i përhapjes është instrument më adekuat për bashkëpunim, por për fat të keq, procesi i negociatave nuk ka bërë progres.  Komisioni propozon program me të cilin do të jepet nxitje të procesit të bashkëpunimit dhe reformave, me ç'rast komisari shprehu brengë për shkak të tensionimit të raporteve ndërmjet Qipros dhe Turqisë 

Për Shqipërinë, theksohet se nevojitet progres dhe dialog ndërmjet aktorëve politikë, ndërsa për Bosnjën dhe Hercegovinën nevojitet zhbllokim i krizës institucionale.  Është vërejtur edhe progres i kufizuar në Kosovë. 

Komisari për zgjerim para deputetëve evropianë informoi se në të ardhmen në procesin e zgjerimit do të ketë qasje të re, me vigjilencë më të madhe në monitorimin në disa sfera të rëndësishme.

"Ne propozojmë qasje të re në lidhje me jurisprudencën, të drejtat dhe drejtësinë fundamentale dhe punët e brendshme, kapitujt të cilat do të hapen shumë më herët në procesin e zgjerimit, ndërsa do të jenë të fundit që do të mbyllen", shtoi komisari evropian File.  

a

Na ndiqni në:

Click