KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 2 nëntor 2011

SAMITI I G-20

Kriza debitore dhe financiare në eurozonën do të jetë në fokusin e Samitit të G-20, i cili do të mbahet në Kan, Francë. Kryetarët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso dhe z. Herman van Rompuj, në një letër të përbashkët drejtuar pjesëmarrësve të Samitit, i ftuan liderët e vendeve të zhvilluara në aksion të përbashkët për vendosjen e zhvillimit ekonomik global. 

Mbledhja vjen pas vendimit të Qeverisë së Greqisë për të mbajtur referendum në vendin për Bashkimin Evropian, pasi u miratua marrëveshja për shpëtim nga kriza, me të cilën përfaqësuesit e sektorit bankar u pajtuan për shlyerjen e  borxhit të Greqisë në shumë prej 100 miliardë eurosh.  

Gjatë kohës së Samitit, BE-ja do t’i ftojë ekonomitë e mëdha botërore që ta miratojnë planin për rindërtimin e zhvillimit global, reforma të tregjeve financiare dhe përforcim të tregtisë ndërkombëtare. Politika ekonomike botërore duhet të fokusohet në hapjen e vendeve të reja të punës dhe zvogëlimin e varfërisë. 

Në prag të Samitit të G-20, një numër i madh i aktivistëve francezë dhe ndërkombëtarë organizojnë protesta, duke i ftuar ekonomitë botërore udhëheqëse të orientohen drejt njerëzve, e jo drejt financave.

Përndryshe, anëtarë të G-20 janë: Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, BE-ja, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika Jugore, Republika e Koresë, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.


 

a

Na ndiqni në:

Click