KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 4 tetor 2011

SAMITI I PESTË I BE-së DHE BRAZILIT

Në Samitin e Pestë të Bashkimit Evropian dhe Brazilit, që u mbajt në Bruksel, krerët i vërtetuan vlerat dhe parimet e përbashkëta që shprehen në partneritetin e tyre strategjik, me theks në përkushtimin në nxitjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, përforcimit të demokracisë dhe ligjvënies, respektimit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe zhvillimit të qëndrueshëm të përfshirjes sociale dhe mbrojtjes së rrethinës.

Ky ishte takimi i parë i kreut ndërmjet BE-së dhe Brazilit për presidenten e shtetit të Brazilit, z-nj. Dillma Rusev, kurse Bashkimin Evropian e paraqitën kryetari i Këshillit Evropian, z. Herman van Rompuj, kryetari i Komisionit Evropian, Zhose Manuell Baroso, përfaqësuesja e lartë për Punë të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, z-nj. Katrin Eshton dhe komisari evropian për tregti, z. Karell de Guht.

"Brazili është partner i rëndësishëm për Bashkimin Evropian dhe ky samit do të thotë një hap përpara në marrëdhëniet tona. Gëzohem në ndërtimin e gjuhës së përbashkët me presidenten e re të Brazilit lidhur me ballafaqimin  me sfidat e përbashkëta, siç janë ndryshimet klimatike dhe ekonomia", theksoi z. Herman van Rompuj.

Të dyja palët e theksuan rëndësinë e sistemit multilateral efektiv, i fokusuar në Kombet e Bashkuara të fuqishme, si faktor kryesor në zgjidhjen e sfidave globale.

Marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Brazilit do të vazhdojnë të forcohen në bazë të dialogut vjetor në nivel më të lartë dhe takimeve të rregullta ministrore.          

 

 

a

Na ndiqni në:

Click