KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 12 dhjetor 2011

SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti Evropian në Strazbur prej 12 deri 15 dhjetor do të mbajë seancë plenare, gjatë së cilës kryetari Jerzhi Buzek do të theksojë punën e tij gjatë mandatit 2.5 vjeçar, i cili skadon më 17 janar 2012, ndërsa kryesia e Polake me BE-në do të parashtrojë raport për punën e realizuar në gjashtë muajt e kaluar. 

Sot kryetari Buzek do ta publikojë ardhjen e 13 anëtarëve të Europarlamentit nga Austria, Bulgaria, Britania e Madhe, Italia, Malta, Franca, Suedia dhe Spanja, sipas vendimit të Këshillit Evropian nga muaj qershor të vitit 2010 për 18 eurodeputetë plotësues.  Pesë anëtarët tjerë do të inkuadrohen pasi qeveritë nacionale t'i paraqesin emrat e tyre në Parlament.

Nesër dhe pasnesër do të përpilohet pasqyrë e debatit të paradokohshëm të Këshillit Evropian për atë se çka duhet të ndërmarrin vendet-anëtare të Bashkimit Evropian për tejkalimin e krizës ekonomike.

Gjatë kohës së mbajtjes së seancës së nesërme, do të votohet për rregullat e reja sipas të cilave viktimat e krimeve do të jenë të mbrojtur nga sulmuesit edhe në rast të kalimit nga njëri vend-anëtar në vendin tjetër anëtar të BE-së. 

Të nesërmen në rend dite do të përfshihen edhe të drejtat e migruesve legalë në vendet jashtë BE-së, në lidhje me kushtet për punë, sigurimin social dhe qasjen në shërbimet publike.  Ky draft-ligj mundëson që punëtorët e huaj nëpërmjet një procedure të marrin leje për punë dhe leje për qëndrim. 

Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme, do të votohet edhe për draft-ligjin për atë që çdo person i cili është i dyshuar ose i akuzuar për një vepër penale, i burgosur ose i arrestuar, në kuadër të Bashkimit Evropian, të informohet në kohë të duhur për të drejtat procesuale të gjuhës së kuptueshme.

Të mërkurën, në ceremoninë solemne, eurodeputeti i parë do ta ndajë çmimin "Saharov" për lirinë e mendimit të grupit të aktiviteteve nga "Pranvera arabe" për kontributin e tyre ndaj ndryshimeve historike në botën arabe.

Në mbledhjen në Strazbur këto katër ditë do të diskutohet edhe për: miratimin e ndihmës financiare prej 66.4 milion euro për Spanjë, Italinë dhe Francën; 10 vite nga lufta e BE-së kundër terrorizmit; kushtet në burgjet dhe të drejtat e të burgosurve; politikën e marrëdhënieve të mira fqinjësore; zhvillimin rural dhe financimin e zonave të afektuar nga kriza; përmirësimin e kushteve shëndetësore dhe të sigurisë në punë; transparencën në aksesin publik në informatat etj.

a

Na ndiqni në:

Click