KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E premte, 12 tetor 2012

ÇMIMI NOBEL PËR PAQE PËR BE-në

Bashkimi Evropian e fitoi Çmimin nobel për paqe për vitin 2012, si meritë e asaj që më shumë se gjashtë dekada është i angazhuar për paqe, pajtim, demokraci dhe për të drejtat e njeriut.

Komiteti Norvegjez Nobel njoftoi se e shpërblen BE-në për kontributin e saj në transformimin e Evropës nga kontinent i luftërave në kontinent për paqe.

"Çmimi nobel për paqe u përket të gjithë qytetarëve të BE-së", theksoi në mënyrë decide kryetari i Parlamentit Evropian, z.Martin Shullc.

Bashkimi Evropian, në emër të 500 milion qytetarëve, zyrtarisht do ta pranojë çmimin me vlerë prej 1.5 milion dollarë, gjatë kohës së ceremonisë solemne, e cila do të mbahet më 10 dhjetor në Oslo. 

 

 

a

Na ndiqni në:

Click