KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë , 4 janar 2012

DANIMARKA - KRYESUESE E RE ME BE-NË

Nga fillimi i vitit të ri, Polonia ia dha Danimarkës rolin kryesues me Bashkimin Evropian. Si prioritete për gjashtë muajit e ardhshme, Kryesia Daneze, ekonominë, zhvillimin, ekologjinë dhe sigurinë i ndau në katër shtylla: Evropë përgjegjëse, dinamike, e gjelbër dhe e sigurt.

Danimarka do të angazhohet për tejkalimin e krizës financiare të Kontinentit të vjetër, si dhe do të merr masa preventive që e njëjta të mos përsëritet në të ardhmen, madje do të angazhohet për hapjen e vendeve të reja të punës, për qasjen maksimale në periudhën e digjitalizimit, shfrytëzimin e potencialeve të tregut të përbashkët, zhvillimin ekologjik, bashkëpunimin në Shengen-zonën, si dhe luftën e përbashkët kundër krimit dhe terrorizmit.  

Kopenhaga konsideron se zgjerimi i BE-së është në dobi të të gjithë Evropës dhe do ta mbështetë këtë politikë.

Më 1 korrik 2012, Danimarka kryesinë rrotulluese gjashtëmujore do t'ia dorëzojë Qipros. 

a

Na ndiqni në:

Click