KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 9 maj 2012

DITA E EVROPËS

Dita e sotme, 9 maj, është Dita e Evropës, ditë në të cilën shënohet 62 vjetori i Deklaratës së Robert Shuman, e cila faktikisht është themeli i Bashkimit Evropian.  Kjo ditë është mundësi për të rikujtuar të arriturat e BE-së dhe rast për t'u potencuar qëllimet evropiane: paqe, liri, prosperitet dhe punë të përbashkët.

Më 9 maj 1950, ministri i atëhershëm francez i Punëve të Jashtme, z. Robert Shuman, propozoi formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë, me formimin e Komunitetit evropian për qymyr dhe çelik.

"Evropa nuk mund të ndërtohet për një çast ose sipas një plani të vetëm, por nëpërmjet arritjeve konkrete, të cilat fillimisht do të krijojnë solidaritet faktik" - qëndron në Deklaratën e Shumanit.

Në samitin e BE-së në Milano në vitin 1985 është vendosur që 9 maji të shënohet si Ditë e Evropës, kjo ditë është rast për afrimin e popujve dhe institucioneve evropiane.

Dita e Evropës së Bashkuar me një seri aktivitetesh shënohet gjithkund mbarë Kontinentit të vjetër, bile edhe në Republikës e Maqedonisë, si vend-kandidat për anëtarësim në familjen e madhe evropiane.

a

Na ndiqni në:

Click