KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 25 janar 2012

EURODEPUTETËT MBËSHTESIN MAQEDONINË PËR CAKTIMIN E DATËS PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE ME BE

Me Rezolutën të cilën e dje e miratoi Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian kërkohet që të caktohet datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, ku në këtë rezolutë theksohet nevoja për të vazhduar procesi i integrimit të Maqedonisë në Evropë dhe harmonizimi me legjislacionin e BE-së.  

Eurodeputetët e përsërisin ankesën e tyre lidhur me çështjen e emrit, e cila edhe më tutje e bllokon rrugën e Republikës së Maqedonisë për anëtarësimin e saj në BE. Ato potencojnë se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë faktorë kryesore për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe se duhet të shmangen aktivitetet kontroverse.

Shprehet brengë për koncentrimin e pronësisë së mediumeve, si dhe pavarësinë dhe objektivitetin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Me rezolutën, gjithashtu, theksohet se fëmijët nga komunitetet e ndryshme etnike janë të ndarë në kuadër të sistemit arsimor. 

Anëtarët e Europarlamentit votuan edhe një Rezolutë, ku thirren pesë vendet-anëtare të BE-së të që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, meqë kjo është me rëndësi të madhe për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Kosovës i rekomandohet që ta zgjidhë çështjen e emigrantëve dhe çështjen e personave të shpërngulur brenda vendit, si dhe çështjen e korrupsionit dhe situatës jostabile në pjesën veriore.

Të dy Rezolutat, njëra për progresin e Republikës së Maqedonisë dhe tjetra për procesin e integrimit të Kosovës në Evropë, do të votohen në seancën e Parlamentit Evropian në muajin mars.

a

Na ndiqni në:

Click