KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 17 janar 2012

MARTIN SHULLC - KRYESUES I RI I EUROPARLAMENTIT

Gjermani Martin Shullc është kryesuesi i ri i Parlamentit Evropian, pasi u votua me 387 vota në raundin e parë të votimit. Pasardhësi i z. Jerzhi Buzek do të qëndrojë në këtë pozitë deri në muajin qershor 2014.

Social-demokrati 56 vjeçar, i cili është anëtar i Europarlamentit që nga viti 1994, fitoi në konkurrencën e kandidatëve britanikë - z. Nerxh Deva dhe znj. Dijana Volis, të cilët fituan 142, përkatësisht 141 vota.

Kryetarët e Parlamentit Evropian zgjidhen me mandat prej 2 vjet e gjysmë, nëpërmjet votimit të fshehtë.

Në kuadër të seancës plenare në Strazburg, sot dhe nesër eurodeputetët duhet të zgjedhin edhe 14 zëvendëskryetarë dhe 5 kuestorë.

Gjatë seancës katërditore, përveç ngjarjeve tjera, Kryesia Daneze duhet ta paraqet programin si dhe t'i paraqet prioritetet për kryesimin gjashtëmujor me Bashkimin Evropian.

a

Na ndiqni në:

Click