KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 2 korrik 2012

QIPROJA - KRYESUESE E RE ME BE-NË

Nga 1 korrik, Republika e Qipros, duke marrë rolin e Mbretërisë Daneze, e filloi kryesimin e saj gjashtëmujor me Bashkimin Evropian, e cila gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore do të fokusohet në lënien e një Evrope më të mirë për gjeneratat e reja. 

Prioritetet e Kryesisë daneze janë: 

  • Evropa, më efikase dhe më e qëndrueshme; 
  • Evropa me funksionim dhe zhvillim më të mirë të ekonomisë; 
  • Evropa, më relevante për qytetarët e tyre, me solidaritet dhe kohezion social; 
  • Evropa në botë, e afërt me fqinjët e saj.

Më 4 korrik kryetari i Republikës së Qipros, z.Demetris Kristofijas, do ta prezantojë programin e Kryesisë daneze, në kuadër të seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strazburg. 

Përndryshe, kryesimi i Qipros me BE-në përkon me krizën financiare në Evropë, viktimë e së cilës është edhe Qiproja, e cila paradokohe kërkoi ndihmë nga partnerët në eurozonë dhe Fondi monetar ndërkombëtar për rikapitalizimin e sektorit bankar.  Problem plotësues janë edhe mospajtimet me Republikën e Turqisë, e cila paralajmëroi bojkot të të gjithë këshillave ministrore me të cilat kryeson Qiproja. 

a

Na ndiqni në:

Click