KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 21 maj 2012

SAMI I NATO

Në Çikago mbahet samiti i 25-të i NATO-s, ku në qendër të vëmendjes është Afganistani, "mbrojtja e mençur" e re dhe mbrojtja antiraketore në Evropë. Zgjerimi i Aleancës nuk është në rend dite. 

Sekretari i përgjithshëm i organizatës më të fuqishme ushtarake-politike, z. Ander Fog Rasmusen, shprehu bindjen se edhe në këtë kohë të krizës globale ekonomike, në këtë Samit do të vërtetohet solidariteti i fuqishëm i NATO-s.

"Përgjegjësia primare e NATO-s është që të mundësojë siguri për popullin tonë dhe për kombet tona", theksoi z.  Rasmusen.

Në samitin dyditor në Çikago marrin pjesë 60 vende, ndër të cilat është edhe Republika e Maqedonisë. Në kuadër të Samitit, sot delegacioni i Maqedonisë do të merr pjesë në mbledhjen e paraparë për anëtaret e NATO-s dhe vendet pjesëmarrëse në misionin ISAF në Afganistan.

a

Na ndiqni në:

Click