KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 10 shtator 2012

SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT 

Parlamenti evropian nga 10 deri 13 shtator, në Strazburg, do të mbajë seancë plenare, ku do të diskutohet për prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian në një të ardhme të afërt.

Ndër të tjerash për të cilën do të diskutohet, është zmadhimi i të drejtave të viktimave të krimit, efikasitetit energjetik, buxhetit të Unionit për vitet e ardhshme, strategjia e BE-së për politikat e jashtme dhe planet për unionin bankar.

Gjithashtu, në rendin e ditës do të inkorporohen edhe:  politika e re për peshkim, barnat e rrezikshme, azili, investimi në shkollat me qëllim të zvogëlimit të papunësisë dhe zmadhimit të inkluzivitetit social, gjendja politike në Romani, tregtia, të drejtat e njeriut dhe demokracia.

Në debatin do të inkuadrohet edhe kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, znj.Ketrin Eshton.


 

a

Na ndiqni në:

Click