KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 13 shkurt 2012

SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT

Nga 13 deri 16 shkurt, Parlamenti Evropian, në Strazburg, do të mbajë seancë plenare, në të cilën fokusi do të jetë mbi zhvillimin, punësimin dhe varfërinë.

Eurodeputetët do të diskutojnë për të pastrehët të cilët janë viktimë e kohës së keqe me borë dhe të ftohtit që e përfshiu Evropën. Vlerësohet se ka tre milion të pastrehë në kuadër të Bashkimit Evropian. Do të apelohet për ndihmë ndaj të qytetarëve të varfër në Kontinentin e vjetër. 

Në rend dite do të jetë edhe koordinimi ekonomik dhe mënyrat për shpëtim nga kriza.  Do të kërkohet zgjidhje për çështjen e papunësisë, veçanërisht te rinia. Në këtë kontekst, do të diskutohet për ndarjen e ndihmës financiare për hapjen e bizneseve të vogla.

Të mërkurën, anëtarët e Europarlamentit bashkërisht me kryeministrin italian, z.  Mario Monti, do të diskutojnë për ekonominë në Itali dhe Evropë në përgjithësi, ndërsa kryesia daneze do ta hap temën për gjendjen në Siri.

Një ditë më vonë, do të votohet rezoluta për ngjarjet e paradokohshme politike në Hungari lidhur me Kushtetutën e re kontroverse, si dhe për zgjedhjet dhe demonstratat në Rusi.

a

Na ndiqni në:

Click