KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 21 maj 2012

SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT

Nga 21 deri 24 maj, Parlamenti Evropian në Strazburg do të mbajë seancë plenare, në vigjilje të samitit të liderëve të BE-së të mërkurën.

Nesër Eurodeputetët bashkë me kryetarin e Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuell Baroso, do të diskutojnë për investimet, zhvillimin e përforcuar dhe hapjen e vendeve të reja të punës. 

Në seancën do të diskutojnë edhe për tatimin e propozuar të transaksionit financiar, i cili ka për qëllim të tërheq më shumë tregtarë dhe të shmanget puna jorentabile.

Gjithashtu, do të diskutohet edhe për shfrytëzimin dhe rigjenerimin efektiv të resurseve natyrore, gjë që do ta kishte bërë ekonominë e BE-së më konkurrente.  Eurodeputetët do të kërkojnë rregulla më rigoroze për menaxhim me hedhurina dhe ndërprerje të subvencioneve që janë të dëmshme për rrethinën.

Gjithashtu, do të bëhet thirrje për barazi ndërmjet burrave dhe grave lidhur me rrogat, si dhe të ketë sanksione më të rrepta për punëdhënësit.

Ndër të tjerash, në rend dite do të jetë edhe peshkimi kundërligjor, ndërsa në atë kontekst do të aktualizohet edhe marrëveshja për peshkim ndërmjet BE-së dhe Mozambikut.

Anëtarët e Europarlamentit do të diskutojnë edhe për luftën kundër homofobisë në Evropë, duke apeluar për trajtim të barabartë të njerëzve pa marrë parasysh orientimin seksual.  


 

a

Na ndiqni në:

Click