KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 28 mars 2012

SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti Evropian, sot dhe nesër, në Bruksel, do të mbajë seancë plenare në të cilën, do të diskutohet për progresin e Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës për rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Eurodeputetët do të debatojnë edhe për: tregtinë me derivate, ligjet turke për kufizimin e lirisë së mediumeve; të drejtat e udhëtarëve gjatë udhëtimit ajror; statusin e rrezikuar të refugjatëve; buxhetin e BE-së; situata në Bjellorusi; ndihmën financiare për tepricë të punëtorëve në Spanjë; ndihmën për ushqim në BE; përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në BE etj. 

Gjithashtu, në rend dite para anëtarëve të Europarlametit do të jetë edhe formimi i komitetit të veçantë për hetim dhe marrje të masave kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe larjes së parave, i cili do të fillojë së punuari kah fundi i muajit prill, me mandat njëvjeçar.

a

Na ndiqni në:

Click