KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E premte, 16 mars 2012

U HAP DIALOGU ADERUES NË NIVEL TË LARTË NDËRMJET MAQEDONISË DHE UE-SË

Dje u hap dialogu aderues në nivel të lartë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian, i cili u vlerësua si fazë e re në rrugën eurointegruese të vendit tonë, urë që shpie në negociata aderuese me UE-në.

Takimi i parë në kornizat e dialogut në nivel të lartë u mbajt në Shkup ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, z. Nikolla Gruevski dhe eurokomesarit për zgjerim, z. Shtefan Fyle.

"Dialogu aderues në nivel të lartë duhet të shfrytëzohet pikërisht për këtë për të cilën u paramendua, e kjo është të ketë dialog pozitiv në nivel të lartë, për zhvillimin e vendit tonë, për reformat dhe për zgjerimin", deklaroi z. Fyle.

Me dialogun aderues përfshihen pesë sfera kryesore - sundimi i së drejtës, reforma në administratën publike, liria e medieve, reforma në legjislativin zgjedhor dhe ekonomia funksionale e tregut.

Në kornizat e dialogut aderues, i cili do të vazhdojë në maj dhe shtator, në fund të muajit do të fillojë edhe dialogu teknik për Kapitujt 23 dhe 24 të së drejtës së UE-së, që i referohen jurisprudencës dhe të drejtave fondamentale.

 

 


  

a

Na ndiqni në:

Click