KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 18 janar 2012

U ZGJODHËN 14 ZËVENDËSKRYETARË TË RINJ TË PARLAMENTIT EVROPIAN

Në seancën plenare në Strazburg, në raundin e tretë të votimit, eurodeputetët zgjodhën 14 zëvendëskryetarë të Parlamentit Evropian të cilët do të jenë zëvendës të kryetarit të ri, z. Martin Shullc.

Xhani Pitella dhe Roberta Anxhelili (Italia), Miguell Angjel Martines dhe Aleho Vidall-Kuadras (Shpanja), Ani Podimata dhe Jorgos Parastamkos (Greqia), Otmar Karas (Austria), Edvard Mekmillan-Skot (Britania e Madhe), Izabel Duran (Belgjika), Aleksander Allvaro (Danimarka), Rajner Villand (Gjermania), Olldzhih Vllasak (Çekia), Jaçek Protasieviç (Polonia) dhe Llasllo Surjan (Hungari), janë emrat të cilat më së shumti fituan vota.

Gjatë seancës, ministri danez i Politikës së Jashtme, z. Nikollaj Vamen, para eurodeputetëve i prezantoi prioritetet e vendit të tij gjatë kohës së kryesimit me Bashkimin Evropian, që filloi më 1 janar të këtij viti. 

Katër sferat në të cilat do të fokusohet Kryesia Daneze në këto gjashtë muaj janë: Evropa e përgjegjshme, dinamike, e gjelbër dhe e sigurt.

Në seancën katërditore, e cila filloi ditën e hënë, do të debatohet edhe për Kushtetutën e re kontraverze të Hungarisë.


 

a

Na ndiqni në:

Click