KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 26 tetor 2015 

EUROPARLAMENTI ME SEANCË NË STRASBURG

Nga 26 deri në 29 tetor, Parlamenti evropian mban seancë plenare në Strasburg, në të cilën, mes tjerash, do të mbahet debat me kryetarin e Këshillit Evropian, z. Donalld Tusk dhe kryetarin e Komisionit Evropian, z. Zhan-Kllod Junker, në lidhje me valën e refugjatëve nga ruta e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin me Turqinë dhe bisedimet me vendet e Afrikës. 

Në fokusin e bisedimeve do të jenë konkluzionet nga mbledhja e Këshillit Evropian nga 15 tetori, takimi i djeshëm i liderëve për rutën e Ballkanit Perëndimor dhe samiti vijues në Valetë më 11 dhe 12 nëntor. 

Gjithashtu, eurodeputetët bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, znj. Federika Mogerini, do të debatojnë për tensionet rritëse ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.   

Në rend dite do të gjenden edhe rregullat e reja për mbrojtjen e rezervimeve të arranzhmaneve  turistike përmes internetit, mjetet fluturuese pa pilot, si dhe dhënia fund roamingut. Do të diskutohet edhe për OGJM, për cilësinë e ajrit dhe ndotësit kryesorë. 

Një pjesë e agjendës do të jetë edhe për reformat e BE-së, kodi zgjedhor dhe Buxheti i BE-së për vitin 2016, ndërsa Komisioni Evropian do ta prezantojë programin e tij për punën për vitin e ardhshëm. 

a

Na ndiqni në:

Click