KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 9 shtator 2015 

Kriza e refugjatëve në fokusin e Parlamentit Evropian 

„Prioriteti i parë sot është ballafaqimi me krizën e refugjatëve", theksoi kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhan-Kllod Junker, gjatë debatit në seancën plenare në Parlamentin Evropian, që mbahet nga 7 deri 10 shtator në Strasburg. 

"Kjo është çështje e njerëzisë dhe dinjitetit njerëzor dhe për Evropën çështje e drejtësisë historike. Ne luftojmë kundër shtetit islamik, pse atëherë nuk jemi të përgatitur t'i pranojmë ato njerëz që ikin nga ai konflikt?", shtoi njeriu i parë i Eurokomisionit në vazhdimin e fjalimit të tij në shtëpinë e demokracisë evropiane. 

Edhe kryetari i Parlamentit Evropian, z. Martin Shullc, ishte i qartë: "BE-ja ballafaqohet me migrimin, krizën ekonomike dhe luftërat në fqinjësinë e saj. Duhet të kontribuojmë për zgjidhjen e këtyre sfidave". 
Eurodeputetët e përsëritën thirrjen për aksion në lidhje me krizën e refugjatëve, duke debatuar për skemën e vazhdueshme për sistemimin e azilkërkuesve në BE. 

Në rend dite në seancë ishte edhe votimi për ndalimin e klonimit të kafshëve, ratifikimi i marrëveshjes për lehtësim të tregtisë botërore, nxitja e sipërmarrësisë sociale dhe tregu konkurrues i punës në BE. 

Gjithashtu, në debatin me Komisaren Evropiane për Politikë të Jashtme dhe Siguri, znj. Federika Mogerini, do të diskutohet për veprimet në Lindjen e Afërt, Iran dhe Bjellorusi. 

a

Na ndiqni në:

Click