KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 24 nëntor 2015 

"LUKS" PËR FILMIN "MUSTANG" 

Çmimin filmik vjetor "Luks" në Parlamentin Evropian e fitoi filmi "Mustang" (Franca, Gjermania, Turqia dhe Katari) të regjisores Deniz Gamze Erguven. 

Në konkurrencë të ngushtë për çmimin ishin filmat "Mediteran" (Italia, SHBA, Gjermania, Franca, Katari) nga Xhonas Karpinjano dhe "Leksioni" i Kristina Grozevës dhe Petar Vallçanov (Bulgaria, Greqia). 

Kryetari i Europarlamentit, z. Martin Shullc, e shpalli fituesin gjatë ceremonisë zyrtare në kuadër të seancës plenare në Strasburg dhe njëkohësisht theksoi se këto tre filmat evropiane nxisin çështje të ndryshme fundamentale dhe plotësisht e meritojnë mbështetjen. 

Përndryshe, "Mustang" e shtjellon tregimin për pesë motra të cilat e kanë kundërshtuar traditën vendore të martesave të detyrueshme, të vendosur ta jetojnë jetën e tyre sipas vullnetit të tyre. 

Europarlamenti i mbuloi shpenzimet e përkthimit për të tre filmat në 24 gjuhë zyrtare të BE-së dhe të njëjtat u shfaqën në 28 vendet anëtare të BE-së gjatë "Ditëve të filmave Luks" nga shtatori deri në dhjetor. Përveç kësaj, filmi fitues do të përshtatet edhe për personat e shurdhër dhe personat me shikim të dëmtuar, së paku në versionin gjuhësor origjinal. 

Çmimi "Luks" ndahet nga viti 2007 me qëllim të ndarjes së pasurisë dhe diversitetit të kinematografisë evropiane me sa më shumë evropianë dhe të nxitet diskutim për temat e ngritura në filmat e zgjedhur.  

a

Na ndiqni në:

Click