KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 1 korrik 2015 

LUKSEMBURGU E MORRI KRYESIMIN ME KËSHILLIN E BE

Sot Letonia ia dorëzoi Luksemburgut kryesimin me Këshillin e BE-së. 

Ky vend i vogël vjen në këtë funksion në kohën kur Evropa ballafaqohet me shumë çështje të rëndësishme, si kriza debitore greke, kërcënimi i Mbretërisë së Bashkuar për braktisjen e BE-së, rritja e migrimit ilegal dhe përgatitja për konferencën për ndryshimet klimatike, që do të mbahet në dhjetor në Paris. 

Prioritetet në programin për punë të Luksemburgut, në gjashtë muajit e ardhshëm, bazohen në shtatë shtylla: 

  • stimulimi i investimeve për rritjen e punësimit; 
  • thellimi i dimensionit social i BE-së; 
  • menaxhimi me migrimin, me kombinimin e lirisë, drejtësisë dhe sigurisë; 
  • revitalizimi i tregut të vetëm, me fokus në dimensionin digjital; 
  • vendosja e konkurrencës evropiane në kornizë globale dhe transparente; 
  • promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm; 
  • forcimi i prezencës së BE-së në skenën globale. 

Pas Luksemburgut, nga fillimi i vitit 2016, kryesimin me Këshillin e BE-së do ta marrë Holanda. 

a

Na ndiqni në:

Click