KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 23 nëntor 2015 

SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN 

Parlamenti Evropian nga 23 deri 26 nëntor do të mbahet seancë plenare në Strasburg, në fokus të së cilës do të jetë debati të mërkurën për sulmet në Paris dhe masat për luftë kundër terrorizmit. 

Në debatin eurodeputetët bashkë me kryetarin e Komisionit Evropian, z. Zhan-Kllod Junker dhe z. Nikollas Shmit, si përfaqësues të Kryesimit me Këshillin, do të diskutohen për operacionet e njëpasnjëshme policore dhe ushtarake, si dhe për mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të premten ndërmjet ministrave të BE-së të drejtësisë dhe punëve të brendshme. 

Do të diskutohet për nevojën e për ndarjen e përforcuar të informatave ndërmjet vendeve-anëtare të BE-së dhe Europollit, për përforcimin e kontrolleve të kufijve të jashtme të BE-së, ballafaqimin me financimin e terrorizmit, si dhe për luftën kundër tregtisë me armë.  Europarlamenti do të angazhohet për financim maksimal të BE-së për ballafaqim me krizën e refugjatëve. 

Ditën e njëjtë dhoma legjislative evropiane do të votojë edhe për Buxhetin e BE-së për vitin 2016, pas marrëveshjes kompromise ndërmjet Parlamentit dhe Këshillit. 

Duke pasur parasysh atë që më 25 nëntor është Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj femrave, kjo do të jetë mundësi që eurodeputetët të kërkojnë nga Eurokomisioni gjetjen e masave të reja për ndalim të dhunës gjinore ndaj femrave në BE. 

Kjo ditë do të shënohet edhe në atë mënyrë që ndërtesa e Parlamentit Evropian do të ndriçohet në ngjyrë të portokalltë si shenjë e mbështetjes së fushatës "Bota e portokalltë" e KB-së për parandalimin dhe çrrënjosjen e dhunës ndaj femrave dhe vajzave. 

Të nesërmen, në ceremoni zyrtare në kuadër të mbledhjes, do të shpallet edhe fituesi i çmimit filmik "Luks" për vitin 2015. 

a

Na ndiqni në:

Click