KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E premte, 3 korrik 2015

SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN 

Nga 6 deri 9 korrik në Strasburg, Parlamenti Evropian do të mbajë seancë plenare, në fokus të të cilit do të jenë ballafaqimi me migruesit, kriza debitore dhe fillimi i kryesimit të Luksemburgut me Këshillin e Bashkimit Evropian. 

Në agjendën do të gjenden edhe partneriteti tregtar me SHBA-në, Propozim-buxheti i BE-së për vitin 2016, programi për punën e Eurokomisionit për vitin e ardhshëm, Raporti vjetor për të drejtat e njeriut në këshillin për vitin 2014, masat për ekonominë më efikase, punësimi dhe politika fqinjësore evropiane. 

Eurodeputetët do të debatojnë edhe për sigurinë dhe stabilitetin e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore, Situatën në Burundi, raportet ndërmjet BE-së dhe Kubës, si dhe për ndihmën financiare për Rumaninë, Bulgarinë dhe Italinë për dëmet nga vërshimet. 

Gjithashtu, do të diskutohet edhe për sulmet e fundit terroriste, ndërsa do të shënohet edhe 20 vjetori i masakrës në Srebrenicë duke u dhënë respekt viktimave. 

a

Na ndiqni në:

Click