KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 14 janar 2016 

VROCLLAV DHE SAN SEBASTIAN - QYTETE EVROPIANE TË KULTURËS PËR VITIN 2016 

Qyteti Vrocllav i Polonisë dhe San Sebastian i Spanjës, do të jenë kryeqendra evropiane të kulturës në vitin e ri 2016. 

Hapja e Vrocllavit në vitin 2016 me moton "Hapësirat e bukurisë", do të mbahet vikendin e ardhshëm, me pothuajse 100 evenimente kulturore, siç janë koncertet, ekspozitat dhe shfaqje, me më shumë se 2000 artistë, këngëtarë dhe muzikantë.  

Ky qytet do të shtrihet në të dyja anët e lumit Odra, dhe i cili është qyteti i katërtë sipas madhësisë në Poloni. Para Luftës së dytë botërore në të kanë ekzistuar 303 ura, ndërsa sot kanë mbetur 220. 

Hapja zyrtare e San Sebastianit si qytet evropian i kulturës është caktuar më 23 janar.  Programi i këtij qyteti të baskëve realizohet me logon "Kultura për bashkëjetesë", përkatësisht promovon mënyra më të mira të jetesës së përbashkët, përmes artit dhe kulturës. 

San Sebastian ose në gjuhën e baskëve Donostia është vend turistik në Spanjë, qytet në të cilin mbahet edhe Festivali filmik ndërkombëtar prestigjioz. 

Kryeqendrat evropiane të kulturës është një nga projektet më të njohura të BE-së, me traditë që nga viti 1985 me iniciativë të ish-ministres greke e Kulturës, znj. Melina Merkuri. 

Ky projekt është mundësi e shkëlqyeshme për qytetet për ta ndryshuar imazhin e tyre dhe përmes zhvillimit të vet kulturor të tërheqin më shumë turistë. 

Vitin e kaluar kulturën e Evropës e promovoi qyteti Pëllzen i Republikës së Çekisë dhe Mons i Belgjikës, ndërsa në vitin 2017 do ta promovojë qyteti danez Arhus dhe qyteti i Qipros Pafos. 

a

Na ndiqni në:

Click