E hënë, 1 korrik 2019
FINLANDA – KRYESUESE E RE ME KËSHILLIN E BE
Nga sot Finlanda e merr kryesimin rrotullues gjashtëmujor me Këshillin e Bashkimit Evropian, me moton: “Evropë e qëndrueshme – ardhmëri e qëndrueshme”.
Programi i kryesimit të Finlandës fokusohet në katër prioritet kryesore:
- përforcimi i vlerave të përbashkëta dhe sundimi i së drejtës
- BE më konkurruese dhe me përfshirje sociale
- përforcimi i pozitës së BE-së si lider global në aktivitetet klimatike
- siguria gjithëpërfshirëse e qytetarëve
Finlanda e mori kryesimin me Këshillin e BE-së nga Romania, e në fillim të vitit të ri do t'ia dorëzojë Kroacisë.