KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 3 dhjetor 2015

FTESË MALIT TË ZI PËR ANËTARËSIM NË NATO 

Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s dje vendosën ta ftojnë Malin e Zi t'i fillojë negociatat që të bëhet vend i 29-të anëtar i Aleancës veri-atlantike. 

"Kjo është ditë e mirë për Malin e Zi, ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe ditë e mirë për Aleancën", theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stolltenberg, që e vlerësoi këtë vendim si historike në rrugën drejt realizimit të NATO vizionit për Evropë të plotë, të lirë dhe paqësore. 

Ky vendim për zgjerim, për herë të parë pas gjashtë vitesh, është miratuar falë përkushtimit të padyshimtë të Malit të Zi ndaj vlerave të përbashkëta dhe sigurisë ndërkombëtare. Njëkohësisht, është me rëndësi që ky vend të vazhdojë në rrugën reformuese. 

Pasi të përfundojnë negociatat, aleatët do të nënshkruajnë protokoll për aderim, i cili do të duhet doemos të ratifikohet nga parlamentet e të gjitha 28 vendeve anëtare. Pas përfundimit të procesit Mali i Zi do të mund t'i qaset Marrëveshjes së Uashingtonit dhe të bëhet anëtare e organizatës ndërkombëtare të sigurisë. 

Sa i përket Republikës së Maqedonisë, NATO-ja edhe më tutje mbetet në qëndrimin nga Bukureshti se që nga viti 2008, përkatësisht se vendi ynë do të merr ftesë menjëherë sapo të zgjidhet kontesti i emrit me Republikën e Greqisë.  

a

Na ndiqni në:

Click