KONTAKTO ME KRYETARIN


 

Qytetarë të nderuar,

Premisë kryesore për punë parlamentare cilësore dhe me përgjegjësi është komunikimi ynë i përhershëm me Ju dhe me shoqëritë Tuaja, sidomos në njësitë Tuaja zgjedhore.

Komunikimi i rregullt siguron qarkullim të detyrueshëm të informatave të ndërsjella të dobishme  për ligjet që i miratojmë, për zbatimin e ligjeve të miratuara, për punën e organeve kompetente në këtë drejtim, si dhe vërejtjet, propozimet, sugjerimet dhe udhëzimet Tuaja. Kontaktet e rregullta me Ju janë njëherësh edhe tregues për shkallën e transparencës së deputetëve dhe mundësi për prezantimin e raportit të punës. Përpjekjen për kontakte të përhershme dhe të rregullta me Ju e përcaktuam si nevojë dhe obligim tonin edhe me Ligjin për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të miratuar para do kohësh.

Për prezantimin e propozimeve, vërejtjeve, sugjerimeve, paralajmërimeve,  parashtresave dhe problemeve, ideve dhe mendimeve tuaja, mund të kërkoni takim me deputetin nga komuna ose njësia Juaj zgjedhore, në kuadër të projektit: ”Zyrat për kontakt me qytetarët” (të dhënat e nevojshme mund t’i gjeni në ueb-faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë).

Nëse mendoni se propozimi, parashtresa ose vërejtja Juaj duhet t’i përcillen Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, këtë mund ta bëni në më shumë mënyra të shënuara më poshtë, ndër të cilat edhe përmes realizimit të takimit me Kryetarin e Kuvendit çdo të premte të dytë dhe të katërt të muajit.

        Me respekt,                                                                            Kryetari i Kuvendit të 
                                                                                                          Republikës së Maqedonisë,
                                                                                                               Trajko Veljanoski

Orari i takimeve me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Për muajin shtator:
më 11 dhe 25 nga ora 11:00 deri në orën 14:00

Për muajin TETOR:
Më 16 dhe 30 nga ora 11,00-14,00

Për muajin NËNTOR:
Më 20 dhe 27 nga ora 11,00-14,00

Për muajin DHJETOR:
Më 4 dhe 25 nga ora 11,00-14,00


PËR VITIN 2010

Për muajin JANAR:
Më 8 dhe 22 nga ora 11,00-14,00

Për muajin SHKURT:
Më 5 dhe 19 nga ora 11,00-14,00

Për muajin MARS:
Më 5 dhe 19 nga ora 11,00-14,00

Për muajin PRILL:
Më 16 dhe 23 nga ora 11,00-14,00

Për muajin MAJ:
Më 7 dhe 28 nga ora 11,00-14,00

Për muajin QERSHOR:
Më 4 dhe 18 nga ora 11,00-14,00

Për muajin KORRIK:
Më 2 dhe 16 nga ora 11,00-14,00

Për muajin SHTATOR:
Më 3 dhe 17 nga ora 11,00-14,00

Për muajin TETOR:
Më 8 dhe 22 nga ora 11,00-14,00

Për muajin NËNTOR:
Më 12 dhe 26 nga ora 11,00-14,00

Për muajin DHJETOR:
Më 10 dhe 24 nga ora 11,00-14,00


PËR VITIN 2011

Për muajin JANAR:
Më 21 dhe 28 nga ora 11,00 -14,00

Për muajin SHKURT:
Më 4 dhe 18 nga ora 11,00-14,00

Për muajin MARS:
Më 11 dhe 25 nga ora 11,00-14,00


Personi për kontakt-Katerina Pandeva dhe Vjollca Bajrami
Telefoni-02/3112255 lokali 149

Nëse doni që me Kryetarin e Kuvendit të kontaktoni me letër në formë të shkruar, të njëjtën mund ta dërgoni:
Përmes postës- rr. 11 Tetori p.n,1000 Shkup;
Përmes postës elektronikekontakt.pretsedatel@sobranie.mk;
Faksi-02/3112271;