Takime

E martë, 6 mars 2018

GRUBI U TAKUA ME AMBASADORIN FRANCEZ TIMONIE 

Sot, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi u takua me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, SH.T.  Kristijan Timonie. 

Në takimin u këmbyen mendime për kursin evropian dhe euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, kontestin me Athinën, Marrëveshjen e Ohrit etj. 

Në atë kontekst, Grubi u përqendrua edhe në përpjekjet për tejkalimin e dallimeve me emrin me Republikën e Greqisë, me qëllim të fundit, që Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së. Grubi shprehu kënaqësi nga dinamika e përpjekjeve për zgjidhje finale të kontestit ndërmjet Shkupit dhe Athinës. 

Grubi dhe Timonie këmbyen mendime edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve me të cilin do të rrumbullakohet pjesa normative e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, me çka Maqedonia do të bëhet më e fuqishme, më e sigurt dhe më kohezive. 

Në takimin u këmbyen mendime për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale, përmes përforcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në sfera të ndryshme me interes të përbashkët. 

 
a

Na ndiqni në: