KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 12 shtator 2017 

Takimi i deputetit Artan Grubi me dr. Millan Bërgllez 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, bashkë me anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit, mbajti takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, dr. Millan Bërgllez. 

Kryetari Bërgllez e afirmoi mbështetjen e Sllovenisë për Republikën e Maqedonisë, shprehu gatishmëri të fuqishme për çdo lloj ndihme në aspekt të aspiratave euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, dhe sugjeroi miqësisht disa rekomandime të rëndësishme duke e pasur parasysh procesin e aderimit në këto aleate. 

Kryetari i Komisionit, z. Grubi, mysafirit nga Sllovenia i dëshiroi vizitë të suksesshme Republikës së Maqedonisë, me qëllim thellimin e lidhjeve të shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet të dyja shteteve. Ai shprehu falënderim për mbështetjen e deritanishme nga ana e këtij vendi miqësor, informoi për procesin reformues dhe momentumin politik në vend. 

Grubi informoi se në vend ekziston konsensus për integrimet euroatlantike në BE dhe NATO dhe se konsensusi i tillë ekziston edhe në Komisionin për Çështje Evropiane, me ç'rast është dëshmi edhe Deklarata e miratuar njëzëri për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE.    

Grubi kërkoi heqjen e kushtit nga rekomandimi, marrje të datës për negociata, dhe anëtarësim urgjent në NATO. Në takimin fjalim kishin edhe anëtarët e Komisionit: Nikolla Popovski, Petar Atanasov dhe Liljana Popovska, me ç'rast u potencua angazhimi dhe përcaktimi edhe i partisë në pushtet edhe i opozitës në vend, për anëtarësim sa më të shpejtë në BE. Në atë kontekst u theksua edhe nevoja për tejkalimin e pengesave në rrugën drejt BE-së. 

U bisedua edhe për këmbimin tregtar ndërmjet të dyja shteteve, për turizmin dhe aspektet tjera ekonomike që mund të jenë pika lidhëse ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë. 

Gjithashtu, i përbashkët ishte konstatimi se vendi duhet të punojë në realizimin e prioriteteve urgjente të reformave, para së gjithash në përmirësimin e gjendjeve në sundimin e së drejtës, reformat sistemore, barazinë ndërmjet qytetarëve në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit, me qëllim Komisioni Evropian ta heqë kushtëzimin e rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim.   

a

Na ndiqni në:

Click