KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 31 tetor 2017

TAKIMI I DEPUTETIT GRUBI ME AMBASADORIN E POLONISË MULTANOVSKI 

Deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u takua me ambasadorin polak në Maqedoni, z. Jacek Stefan Multanovski.

z. Grubi dhe ambasadori Multanovski shkëmbyen mendime për gjendjen politike, për rrjedhën e zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën në vend, rrugën drejt reformave sistematike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, si dhe anëtarësinë e vendit në strukturat euroatlantike.

Deputeti Grubi e informoi ambasadorin se zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë, të drejtë dhe garuese, që ishte vërtetuar në raportet preliminare të OSBE/ODIHR-së, të mbështetura nga delegacioni i BE-së, ambasada e SHBA-së, si dhe nga mbikëqyrësit vendorë relevantë.

Grubi e theksoi kënaqësinë e vet nga rezultatet e zgjedhjeve lokale që paraqet vërtetim të përcaktimeve programore të koalicionit qeveritar për reforma të thella, integrim euroatlantik dhe barazi në shoqëri.

Gjithashtu, Grubi theksoi se pas mbarimit të zgjedhjeve lokale, Parlamenti si dhe Komisioni për Çështje Evropiane me të cilin ai kryeson, kthehen në agjendën reformuese dhe në mënyrë më aktive do të përkushtohen në masat dhe aktivitetet të cilat janë në drejtim të mënjanimit të të gjitha vërejtjeve dhe pengesave për proceset eurointegruese të Republikës së Maqedonisë.

Ambasadori Multanovski i mbështet aspiratat euroatlantike të Maqedonisë dhe u shpreh i interesuar ta ndihmojë rrugën tonë drejt BE-së dhe NATO-s.

Në takim u hapën temat për sfidat me të cilat ballafaqohen të gjitha vendet evropiane, u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për ngjarjet aktuale në Bashkimin Evropian, me vështrim të veçantë në rastet evropiane nga aspekti i zgjerimit të mëtejshëm të BE-së me vende të reja anëtare, para se gjithash, me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

a

Na ndiqni në:

Click