KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 26 korrik 2017 

Takimi i Sekretares së përgjithshme dhe koordinatores me Fiona Makillvam 

Sekretarja e përgjithshme, znj. Cvetanka Ivanova dhe koordinatorja e grupeve parlamentare u takuan sot me znj. Fiona Makillvam, drejtoreshë e Ballkanit Perëndimor dhe e zgjerimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë. 

Në takimin ishin të pranishëm z. Çarls Garet, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, z. Poll Edvards, zëvendësambasador në Mbretërinë e Bashkuar, znj. Joana Babushku, nëpunës për çështje politike dhe ekonomike në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, z. Ilija Dimovski, koordinator i grupit të parë parlamentar të VMRO-DPMNE-së, z.  Ejup Alimi, koordinator i grupit parlamentar i BDI-së, z. Afrim Gashi, koordinator i grupit parlamentar të BESË-s, z. Tomisllav Tuntev, koordinator i grupit parlamentar i LSDM-së dhe z. Ilir Selmani, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Në takim u bisedua për prioritetet reformuese dhe perspektivat e Parlamentit të Maqedonisë për agjendën e BE-së dhe rolin e parlamentit në këto procese reformuese.  

a

Na ndiqni në:

Click