Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E premte, 8 shkurt 2013, Uashington

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KONGRESISTIN ROBERT ADERHOLLD DHE FJALIMI I TIJ NË DARKËN E LIDERËVE

Edhe në këtë mbledhje kryetari Veljanoski u angazhua që gjatë integrimit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë në këto organizata të vlejnë rregullat e njëjta të cilat vlejnë edhe për vendet tjera. Pas takimit të dy funksionarët shkuan në Drekën e përbashkët të liderëve, e cila organizohet në kuadër të aktiviteteve të Mëngjesit të lutjeve. 

më shumë...



E hënë, 28 janar 2013

KRYETARI VELJANOSKI E MIRËPRITI KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, Z.IVICA DAÇIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, në takimin e sotëm theksoi marrëdhëniet shumë të zhvilluara ndërmjet të dy shteteve dhe popujve, të cilat karakterizohen me marrëdhënie të mira fqinjësore, siguri dhe stabilitet në planin bilateral, rajonal dhe multilateral me shkallë të lartë të besimit dhe mungesë të çështjeve të hapura dhe kontestuese. Në takimin në veçanti u theksua ardhmëria e përbashkët në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, me ç'rast u shpreh gatishmëria e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për këmbimin e të gjitha përvojave. 

më shumë...



E martë, 5 shkurt 2013, Njujork

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË NJUJORK ME KRYETARIN E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA, Z. VUK JEREMIQ

Në takimin e përzemërt u diskutua për më shumë çështje, me ç'rast theksi u vendos mbi avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në këtë drejtim, kryetari Veljanoski theksoi interesin e veçantë dhe kontributin e vazhdueshëm të Republikës së Maqedonisë në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. 

më shumë...



E premte, 1 shkurt 2013

KRYETARI VELJANOSKI E MIRËPRITI SHEFIN E SAPOEMËRUAR TË ZYRËS PËR LIDHJE TË REPUBLIKËS SË GREQISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z.TEOHARIS LALAKOS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski shprehu kënaqësi për takimin me ambasadorin Lalakos të cilit njëkohësisht i dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e tij. 

më shumë...



E premte, 11 janar 2013

DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHPALLJES SË ZGJEDHJEVE LOKALE

Më lejoni të Ju njoftoj se në pajtim me detyrimin ligjor të cilin e kam si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në pajtim me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, sot e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të anëtarëve të këshillave të komunave dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave dhe për Kryetarin e Qytetit të Shkupit

më shumë...



E premte, 11 janar 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. LLUK SIMPKINS, DEPUTET FEDERAL I AUSTRALISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, duke shprehur kënaqësi për takimin, theksoi përshtypjet e tij pozitive nga vizita zyrtare në Australi.  Kryetari Veljanoski theksoi se takimet do t'i përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale, si dhe bashkëpunimin parlamentar me Australinë, të cilat në vazhdimësi shënojnë progres.

më shumë...



E martë, 15 janar 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z.STEFANO SANINO

Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, e informoi drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, z. Stefano Sanino, me ngjarjet e pakëndshme që ndodhën më 24 dhjetor, si dhe me faktet, rrethanat dhe ndodhitë para ngjarjeve të fundit

më shumë...



E martë, 15 janar 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E DEPUTETËVE NGA GRUPI PËR BASHKËPUNIM BILATERAL ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË NGA DHOMA PËRFAQËSUESE E INDONEZISË

Në fillim të takimit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, e përshëndeti zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dy shteteve, me ç'rast shprehu edhe bindjen se në të ardhmen ato do të shënojnë zhvillim pozitiv dhe dinamikë të zmadhuar në më shumë sfera. Kryetari Veljanoski, gjithashtu theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Kuvendi bëjnë përpjekje për vendosjen dhe zhvillimin e dialogut politik dhe për zhvillimin kontakteve dhe takimeve më të shpeshta

më shumë...