E martë, 27 shtator 2016
Sesioni i vjeshtës i AP OSBE - evenimenti më i madh ndërkombëtar e organizuar në Maqedoni
Në vigjilje të Sesionit të 15-të të vjeshtës të Asamblesë parlamentare të OSBE-së, e cila do të mbahet nga 29 shtator deri më 2 tetor në Shkup, në hotelin "Holidej In", nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shefe e Delegacionit në Asamblenë parlamentare të OSBE-së, znj. Renata Deskoska mbajti konferencë shtypi. Bëhet fjalë për evenimentin më të madh parlamentar ndërkombëtar të organizuar në historinë e Republikës së Maqedonisë, me pjesëmarrje të delegacioneve nga 51 vende pjesëmarrëse në OSBE, 370 pjesëmarrës të paraqitur, nga të cilat 220 deputetë.