Takim i kryetarit të Kuvendit të Republikës ...

E mërkurë, 12 shtator 2018

Takim i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi me z. Hashim Thaçi, president i Republikës së Kosovës 

Në kuadër të vizitës zyrtare njëditore në Republikën e Maqedonisë, presidenti i Republikës së Kosovës, z. HashimThaçi realizoi takim edhe me z. Talat Xhaferin, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Lexo më shumë

Takim i z. Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republ...

E diel, 9 shtator 2018

Takim i z. Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me z. Ron Xhonson, senator nga SHBA-të

Mysafiri i lartë theksoi se ka ardhur në Republikën e Maqedonisë për ta transferuar dhe konfirmuar mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia japin shtetit tonë për tejkalimin e pengesës së fundit kah anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO, duke nënvizuar se anëtarësimi në NATO  e garanton sigurinë e Republikës së Maqedonisë, a me këtë nxitet rritja e ekonomisë, që në fakt është edhe qëllimi primar. 
Lexo më shumë

Drekë pune e organizuar për nder të kancelar...

E shtunë, 8 shtator 2018

Drekë pune e organizuar për nder të kancelares gjermane, z-njës Angela Merkel  

Në drekën e sotme të punës që për nder të kancelares gjermane, z-njës Angela Merkel e shtroi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev, mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi. 

Lexo më shumë

Xhaferi-Kadik...

E premte, 7 shtator 2018

Takimi i Kryetarit Xhaferi me senatorin në Senatin francez, z.  Olivje Kadik

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z.  Olivje Kadik, senator francez dhe përfaqësues i shtetasve të Francës që jetojnë jashtë vendit.

Në fillim të takimit Kryetari Xhaferi i dëshiroi mirëseardhje mysafirit dhe shprehu kënaqësi që anëtar i Senatit francez është në vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Sekretarin e Përgjithsh&...

E enjte, 6 shtator 2018

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Maqedonisë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg, realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.  

Në takimin ishin të pranishëm koordinatorët e Grupeve parlamentare në Kuvendin, Sonja Mirakovska, Dragan Danev, Ejup Alimi dhe Afrim Gashi, si dhe kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Hari Llokvenec. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me z. Jan Petersen, shef i Misio...

E hënë, 3 shtator 2018

Takimi i Kryetarit Xhaferi me z. Jan Petersen, shef i Misionit të Mbikëqyrjes së OSBE/ODIHR-së për referendumin 

Kryetari Xhaferi u shpreh i kënaqur që OSBE/ODIHR-ja vendosi të dërgoj Mision për Mbikëqyrjen e referendumit më 30 shtator 2018 dhe vlerësoi se ndjekja e zbatimit të referendumit nga ana e kësaj organizate është me rëndësi të madhe për nxitjen e besimit në procesin e referendumit. 
Lexo më shumë

Takimi i kryetarit Xhaferit me Delegacionin e Kongresit t&#...

E hënë, 27 gusht 2018

Takimi i kryetarit Xhaferit me Delegacionin e Kongresit të SHBA-së

Kryetari i  Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me delegacionin e Kongresit të SHBA-ve, i cili qëndron në vizitë oficiale në Republikën e Maqedonisë.

Lexo më shumë

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME EURODEPUTETIN RAJNHARD BUTIKO...

E enjte, 23 gusht 2018

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME EURODEPUTETIN RAJNHARD BUTIKOFER 

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin, i cili realizohet në çastin kur finalizohen përpjekjet për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. Kryetari Xhaferi e konstatoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian, mbështetës i fuqishëm i proceseve eurointegruese të vendit.
Lexo më shumë

Kuvendi do të formojë trup koordinues për re...

E mërkurë, 22 gusht 2018

Kuvendi do të formojë trup koordinues për realizimin e referendumit

Në koordinimin e sotëm të rregullt në Kuvend, në të cilin morën pjesë Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve, u mor vendim për formimin e Trupit koordinues për zbatimin e Referendumit në nivel shtetëror dhe për zhvillimin e propagandës publike.   

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, me p&#2...

E martë, 31 korrik 2018

Takimi i Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, me përfaqësuesit e medieve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në takimin e rregullt mujor me gazetarët e akredituar, njoftoi se deputetët deri më 20 gusht janë të lirë, me ç'rast deri më 10 shtator, kur fillon fushata para referendumit, duhet të përfundojnë të gjitha obligimet të cilat i kanë para Dhomës Ligjvënëse.

Lexo më shumë
1...212223...39                                        
Click