KUVENDI BËHET ANËTARI I 13-TË I PLOTFUQISH&#...

E martë, 22 qershor 2021

KUVENDI BËHET ANËTARI I 13-TË I PLOTFUQISHËM I PABSEK-ut

Sot, përmes video-konferencës, u mbajt Asambleja e 57-të e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK). Në sesion morën pjesë deputetët: nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovski, shefja e Delegacionit të Kuvendit në PABSEK, Lidija Tasevska dhe Vjollca Ademi, anëtare e Delegacionit.

Lexo më shumë

SESIONI I QERSHORIT I APKE-së: TAKIMI I PUNËS ME ...

E martë, 22 qershor 2021

SESIONI I QERSHORIT I APKE-së: TAKIMI I PUNËS ME BASHKËREFERUESIN E KOMISIONIT TË MONITORIMIT

Anëtarët e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, zëvendësshefe, Arta Bilalli Zendeli dhe Aleksandar Nikolloski, anëtarë, gjatë sesionit të qershorit të mbajtur këtë javë në Strasburg realizuan takim me bashkëreferuesin e ri të emëruar për dialogun pas monitorimit me vendin tonë, z. Cenger Zalan Zoltan nga Hungaria nga Partia Popullore Evropiane. Së bashku me znj. Lise Kristofersen nga Norvegjia, nga Partia Socialiste janë kompetentë për zhvillimin e të ashtuquajturit dialogu pas monitorimit të Asamblesë Parlamentare me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Mustafa Shentop...

E mërkurë, 23 qershor 2021

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Mustafa Shentop

Kryetari Talat Xhaferi i uroi Kryetarit Shentop për kryesimin e suksesshëm të Turqisë me PBEJL-në, që paraqet formën e parë rajonale autoktone të bashkëpunimit dhe zërin autentik për rajonin që promovon vlerat e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit duke ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duke e rritur bashkëpunimin rajonal. 
Lexo më shumë

Takimi onllajn Ademi - Santosh ...

E martë, 22 qershor 2021

Takimi onllajn Ademi - Santosh 

Ademi, duke ia uruar Kryesimin e katërt portugez me BE-në, theksoi se Portugalia si vend aktual kryesues me Bashkimin Evropian, që nga fillimi e mbështet zgjerimin dhe i jep mbështetje të vazhdueshme procesit për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. 
Lexo më shumë

FJALIM I NËNKRYETARIT MISOVSKI NË ASAMBLENË ...

E martë, 22 qershor 2021

FJALIM I NËNKRYETARIT MISOVSKI NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË 57-të TË PABSEK

Të nderuar miq,  
Nga fillimi, BSEK dhe PABSEK kanë përfaqësuar tentativë të pavarur të vendeve të rajonit për t’i organizuar marrëdhëniet e ndërsjella në nivel multilateral në frymën e kooperativitetit dhe kolegjialitetit. Bashkëpunimi ndërmjet pjesëmarrësve mbetet strumtullari kryesor për dialog të suksesshëm politik dhe diplomatik, për fuqizimin e proceseve të eurointegrimeve, për fuqizimin e lidhjeve ekonomike në rajon si dhe për demokratizimin e mëtutjeshëm të shoqërive tona.
Dua t'ju informoj se parlamenti ynë do ta aktivizojë anëtarësimin e tij nga janari 2022. 

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi me temën 22.6.21...

E martë, 22 qershor 2021, Antali

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi me temën: „Fqinjët në Evropën Juglindore të bashkuar: përforcimi i mekanizmave të bashkëpunimit për ardhmërinë e sigurisë rajonale“

Zonja dhe zotëri, 
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të shpreh kënaqësi që sot jemi tubuar këtu në këtë forum të rëndësishëm qëllimi i të cilit është përforcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet të gjitha vendeve të Evropës Juglindore me ç‘rast, në mënyrë të ndërsjellë ndihmojmë që ky rajon të shndërrohet në rajon të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit përmes integrimit të tërësishëm në strukturat evropiane dhe euroatlantike. 

Lexo më shumë

Deputetët Trajanov dhe Ismaili në mbledhjen e Kom...

E hënë, 21 qershor 2021, Antalia

Deputetët Trajanov dhe Ismaili në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të AP-së së PBEJL-së

Gjatë debatit të amendamenteve mbi Propozim-deklaratën përfundimtare, deputeti Pavle Trajanov theksoi se përpjekjet duhet të vazhdojnë për formimin e Sekretariatit të Përhershëm të AP-së së PBEJL-së, sepse profesionalizmi do ta avancojë punën e kësaj organizate parlamentare rajonale dhe do të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë parlamentar.
Lexo më shumë

Fjalim i nënkryetarit Misovski për lansimin e Str...

E hënë, 21 qershor 2021

Fjalim i nënkryetarit Misovski për lansimin e Strategjisë së re të Zvicrës për bashkëpunim 2021-2024

Të nderuar,
Më lejoni të shpreh mirënjohje në emër të Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe në emrin tim, si dhe të dhomës ligjvënëse të Maqedonisë, për interesin dhe resurset të cilat shteti i Zvicrës i investon në demokracinë dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë si dhe për angazhimin dhe energjinë nga partnerët tonë: Instituti Nacional Demokratik, Qendra për Menaxhim me Ndryshime dhe Instituti për Demokraci, në zbatimin e Programit për Mbështetje Parlamentare i financuar pikërisht nga Konfederata Zvicrane.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Aleksa Beçiq ...

E hënë, 21 Qershor 2021

Takim i Kryetarit Xhaferi me Aleksa Beçiq 

Në takim z. Xhaferi theksoi se vendet në rajon ndajnë qëndrime të përbashkëta në drejtim të nevojës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, përmes ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal. Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi i bashkon miqësia tradicionale si edhe lidhjet e mira politike, kulturore dhe ekonomike. Anëtarësimi në NATO dhe ardhmëria e përbashkët evropiane të të dyja shteteve, në mënyrë plotësuese i përforcon marrëdhëniet e ndërsjella.
Lexo më shumë

Promovimi i mekanizmave të barazisë dhe solidarit...

E martë, 15 qershor 2021

Promovimi i mekanizmave të barazisë dhe solidaritetit në kuadër të kujdesit shëndetësor

Në kuadër të video-konferencës së Komitetit Parlamentar për Dimensionin Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore (DP IEQ), që u mbajt në Podgoricë, Republika e Malit të Zi, që është njëherazi edhe kryesues i DP IEQ për këtë vit, morën pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Rashella Mizrahi, shefe e Delegacionit dhe Kastriot Rexhepi, anëtar i Delegacionit.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Nevena Jovanoviq...

E martë, 15 qershor 2021

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Nevena Jovanoviq

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim pune me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisës ë Veriut, SH.S. Nevena Jovanoviq.

Lexo më shumë
1...141516...37                                      
Click