Urimi i Vitit të Ri i Kryetarit Xhaferi...

E enjte, 31 dhjetor 2020

Urimi i Vitit të Ri i Kryetarit Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dërgoi urim për qytetarët e vendit për Vitin e Ri 2021, duke ua uruar çdo të mirë në planin individual dhe familjar. Në Vitin e Ri, ai uroi tejkalimin e gjendjes së pandemisë dhe realizimin e qëllimit strategjik - anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në seancën Konstituiv...

E mërkurë, 30 dhjetor 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në seancën Konstituive të Klubit të deputeteve 

Më lejoni që në emrin trim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shpreh kënaqësinë që sot mund të përshëndes konstituimin e përbërjes së re të Klubit të Deputeteve në kuadër të dhomës ligjvënëse, që është trup joformal konsultativ për avancimin e të drejtave dhe pozitës së grave dhe në përbërje të së cilit bëjnë pjesë deputetet e përbërjeve aktuale. Ju uroj të keni mandat me të vërtetë të suksesshëm, që do ju bëjë Ju kolege të nderuara, mirëpo edhe të gjithë ne krenarë dhe të përmbushur.
Lexo më shumë

Takim para Vitit të Ri i Kryetarit Xhaferi me për...

E martë, 29 dhjetor 2020

Takim para Vitit të Ri i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesit e mediumeve

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut kishte takim të rregullt, tradicional para Vitit të Ri me përfaqësuesit e mediumeve në vend, në të cilin i informoi për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të dhomës ligjvënëse. Njëherazi, ai u drejtoi edhe urime të sinqerta për festat e ardhshme dhe u dëshiroi shëndet të mirë, sukses kolektiv dhe gëzim dhe mirëqenie familjare, si edhe bashkëpunim të frytshëm të ndërsjellë në Vitin e Ri 2021. 

Lexo më shumë

Mbledhja e dytë e Komisionit për Kulturë 29....

E martë, 29 dhjetor 2020

Mbledhja e dytë e Komisionit për Kulturë

Komisioni për Kulturë në mbledhjen e 2 të sotme e shqyrtoi Propozim-ligjin për realizim të interesit publik në kulturë.

Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, arsyetoi se bëhet fjalë për ligj sistemor me të cilin rregullohen marrëdhëniet themelore në kulturën, ku janë paraparë një varg ndryshimesh esenciale dhe konceptuese të cilat dalin, para se gjithash, nga Strategjia nacionale për kulturë 2028-2022. 

Lexo më shumë

Nda gëzim: Kryetari i Kuvendit dërgoi pako t&#235...

E premte, 25 dhjetor 2020

Nda gëzim: Kryetari i Kuvendit dërgoi pako të fundvitit 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dërgoi pako të fundvitit me libra për fëmijët e hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Në Shkollën e Veçantë Fillore “Idnina” në Shkup dhe në Shkollën e Veçantë fillore “Zllatan Sremec”, dërgoi mjete mësimore për çdo fëmijë, në pajtim me nevojat e nxënësve dhe arsimtarëve dhe programet përkatëse mësimore.  

Lexo më shumë

TAKIM ONLINE I DEPUTETIT KASTRIOT REXHEPI ME MARTIN VIKERS ...

E martë, 22 dhjetor 2020

TAKIM ONLINE I DEPUTETIT KASTRIOT REXHEPI ME MARTIN VIKERS

Biseda kaloi në atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, kurse në fillim z. Vikers shprehu kënaqësi nga takimi i parë virtual dhe u angazhua për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Zotëri Rexhepi e përshëndeti nismën, prezantoi Grupin për bashkëpunim dhe theksoi se gëzohet për bashkëpunim në të ardhmen me parlament që ka më shumë se 700 vjet traditë, i cili është një burim i pashtershëm i praktikave më të mira parlamentare. 
Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi me rastin e 21 Dhjetorit – Dita...

E hënë, 21 dhjetor 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi me rastin e 21 Dhjetorit – Dita e mësimit në gjuhën turke

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam mundësinë të përshëndes Kryetarin lartë të respektuar të Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, mikun tim, z.  Mustafa Shentop dhe anëtarët e nderuar të Delegacionit dhe më lejoni të shfrytëzoj këtë rast dhe Juve koleg i nderuar, të gjithë të pranishmëve në sallë, mirëpo edhe të gjithë bashkëqytetarëve tanë, pjesëtarë të bashkësisë turke, t'ju uroj 21 Dhjetorin, Ditën e mësimit në gjuhën turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që është për nder të bashkëqytetarëve tanë turq në vend, mirëpo, edhe të gjitha nderimet dhe kujdesin edhe ndaj Republikës së Turqisë, që është miku jonë tradicional, shumëvjeçar dhe i sinqertë.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin Shentop ...

E hënë, 21 dhjetor 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin Shentop  

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për vizitën e sërishme të Kryetarit të Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, që përkon me shënimin e 21 Dhjetorit, Ditës së mësimit në gjuhën turke. Ai vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë janë në nivelin shumë të lartë dhe zhvillohen në vijën përpjetë, sidomos në nivelin politik, ekonomik dhe kulturor, ndërsa marrëdhëniet e mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve janë pasqyruar edhe në bashkëpunimin e frytshëm parlamentar. 
Lexo më shumë

MBËSHTETJE E REALIZUAR E IRI PËR PËRFORCIMIN...

E mërkurë, 16 dhjetor 2020

MBËSHTETJE E REALIZUAR E IRI PËR PËRFORCIMIN E KAPACITETEVE TË KOMISIONIT TË PËRHERSHËM ANKETUES PËR MBROJTJE TË LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARIT

Me trajnimin e djeshëm të fundit përfunduan një sërë trajnimesh për Komisionin e Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, në organizim të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe Partneriteti për Demokraci të Kongresit Amerikan.

Lexo më shumë

KOMISIONI PËR MBROJTJE DHE SIGURI I VEBINAR PËR M...

E mërkurë, 16 dhjetor 2020

KOMISIONI PËR MBROJTJE DHE SIGURI I VEBINAR PËR MBIKËQYRJEN PARLAMENTARE MBI ZBULIMIN USHTARAK

Me ftesë të Sekretariatit të AP të NATO-s në bashkëpunim me DCAF - Qendra e Gjenevës për Menaxhim me Sektorin e Sigurisë, dje, përmes platformës KUDO, anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri të Kuvendit morën pjesë në Vebinar për Mbikëqyrje Parlamentare mbi Zbulimin Ushtarak.

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Akademinë solemne ...

E enjte, 17 dhjetor 2020, Amfiteatri i Rektoratit, Tetovë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Akademinë solemne me rastin e Shënimit të 26 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës

Më lejoni që në fillim të fjalës sime të përshëndes në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të gjithë Ju të pranishmit në këtë Akademi solemne me të cilën shënohet përvjetori i themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, tempullit të përhapjes së diturisë dhe shkencës tani më plot 26 vite me radhë dhe të uroj kremtimin e edhe shumë jubileve tjera të ardhshme.
Lexo më shumë
1...282930...37                                      
Click