E enjte, 23 dhjetor 2010
FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, ME RASTIN E SHËNIMIT TË NJËMIJENJËQIND VJETORIT TË PREHJES SË SHËN NAUMIT MREKULLIBËRËSIT

Mbledhja e sotme solemne e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mënyrë të vetme e përmbyll shënimin e njëmijenjëqind vjetorit të prehjes së Shën Naumit Mrekullibërësit , i cili së bashku me Shën Klimentin e Ohrit janë mësuesit me të afërt dhe trashëgimtar të vëllezërve Cirill dhe Metodij. Shënimi i cili ishte përcjellë me takime të ndryshme shkencore dhe kulturore në të cilën u shqyrtuan, para së gjithash, jeta dhe vepra e Shën Naumit Mrekullibërësit. Në të gjitha manifestimet, përveç Kishës Ortodokse Maqedonase - Peshkopatës së Ohrit, pastaj Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë, në mënyrë aktive ishte përfshirë edhe shteti, përkatësisht institucionet e ndryshme shtetërore
Lexo më shumë
E enjte, 23 Dhjetor viti 2010, Jerusalem
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E SHTETIT TË IZRAELIT, Z. SHIMON PEREZ

Kryetari Veljanovski edhe një herë u shpreh i kënaqur me pritjen e ngrohtë dhe të përzemërt, duke theksuar se shteti i Izraelit në Republikën e Maqedonisë ka mik të sinqertë që do të kujdeset për interesat e saja jetike. Republika e Maqedonisë si anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian do të jetë përkrahës i Izraelit. Duke shprehur kënaqësi nga niveli i lartë i vizitave të realizuara gjatë këtij viti, kryetari theksoi se kjo është tregues i zhvillimit intensiv të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Lexo më shumë
E mërkurë, 22 dhjetor 2010, Jerusalem
Kryetari i kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim me kolegun e tij, kryetarin e Knesetit të Izraelit, z. REUVEN RIVLIN

‘’Marrëdhëniet miqësore ndërmjet Maqedonisë u vërtetuan me pranimin e ngrohtë dhe të sinqertë i cili ishte organizuar në nivel më të lartë. Në atë mënyrë dhamë porosinë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë në nivel të atillë të cilëve do t’ia kanë lakmi shtetet e tjera’’ deklaroi kryetari Veljanovski.
Lexo më shumë
E martë, 21 dhjetor 2010, Jerusalem
Takim i delegacionit të kuvendit i udhëhequr nga Kryetari Veljanovski, me ministrin e Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrin e Shtetit të Izraelit, z. Avigdor Liberman

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, në përbërjen e së cilës janë edhe deputetët z. Pavle Trajanov, kryetar i grupit të deputetëve për bashkëpunim me parlamentin e Shtetit të Izraelit, znj. Sllavica Grkovska dhe z. Xhevat Ademi anëtar të grupit, në pjesën e parë të vizitës zyrtare të Shtetit të Izraelit, realizoi takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Shtetit të Izraelit, z. Avigdor Liberman
Lexo më shumë
E martë, 07 dhjetor 2010
Maqedonia posedon vlera të cilat tani më luajnë rol të veçantë në BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Trajko Veljanovski e pranoi ambasadorin e ri të emëruar, të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Rendit Sovran Ushtarak të Maltës, Shkëlqesinë e Tij Pavell Gierinski.
Lexo më shumë