E enjte, 23 maj 2013, Strasburg

EUROPARLAMENTI E MIRATOI RAPORTIN PËR MAQEDONINË

Me 505 vota "pro", 61 vota "kundër" dhe 31 vota "të përmbajtur", Parlamenti Evropian e miratoi Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012. Gjatë votimit u miratua vetëm një pjesë e amendamenteve të propozuara të parashtruara për Rezolutën.



E enjte, 23 maj 2013

EURODEPUTETET DEBATUAN PËR RAPORTIN PËR MAQEDONINË

Dje ne Parlamentin Evropian u zhvillua debat lidhur me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, ndërsa sot do të votohet për të. Pothuajse të gjithë eurodeputetët në fjalimet e tyre kërkuan që vendi ynë menjëherë të marrë datë për negociata. 



E mërkurë, 22 maj 2013

RAPORTI PËR MAQEDONINË PARA EURODEPUTETËVE

Sot pasdite, Parlamenti Evropian, në kuadër të seancës plenare në Strazburg, do të debatojë lidhur me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, ndërsa votimi për të do të bëhet të nesërmen. 



E martë, 21 maj 2013

MBLEDHJA E KËSHILLIT PËR PUNË TË PËRGJITHSHME TË BE-SË

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, sot në Bruksel, do të mbajnë mbledhje të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së (GAK), ku në rend dite është edhe çështja nëse duhet t'i dërgojnë ftesë Këshillit Evropian në Samitin që do të mbahet më 27 dhe 28 qershor.



E hënë, 20 maj 2013

SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Nga 20 deri 23 maj, Parlamenti Evropian mban seancë plenare në Strazburg, në të cilën do të debatohet lidhur me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, të përpiluar nga raportuesi për vendin tonë, eurodeputeti Riçard Hovit. Debati do të zhvillohet më 22 maj, ndërsa votimi do të bëhet më 23 maj.  

Click