E martë, 23 mars 2010

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË SEMINARIN NË BRUKSEL

Seminari do t’i kushtohet evaluimit të kompetencave buxhetore dhe ndryshimeve të Parlamentit Evropian me Marrëveshjen e re të Lisbonës, si dhe procedurës vjetore të buxhetit



E martë, 23 mars 2010

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË MBLEDHJET E ASAMBLESË EVROPIANE PËR MBROJTJE DHE SIGURI DHE TË AUEP-IT

Në këto mbledhje do të marrin pjesë deputetët Xhevat Ademi dhe Jovan Manasijevski, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë e Unionit Euro-Perëndimor



E hënë, 22 mars 2010

E hënë, 22 mars 2010 DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME NË VIZITË PUNE DYDITORE NË MBRETËRINË E SPANJËS

Delegacioni i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit znj. Teuta Arifi, në përbërjen e të cilit janë anëtarët e komisionit z.Vllado Buçkovski dhe z. Pavle Trajanov. Më 23 dhe 24 mars 2010, do të qëndrojnë në vizitë pune dyditore në Mbretërinë e Spanjës



E mërkurë, 10 mars 2010

NJË DELEGACION I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË MERR PJESË NË SEMINARIN ROS-ROT NË ARMENI

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë merr pjesë në seminarin ROS-ROT në organizim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në bashkëpunim me Parlamentin e Armenisë, që do të mbahet prej 10 deri më 13 mars 2010 në Erevan të Armenisë. Delegacioni përbëhet nga deputetët: Talat Xhaferi, shef i delegacionit, Vllado Buçkovski dhe Pavle Trajanov, anëtarë të delegacionit



E premte, 5 mars 2010

DEPUTETI BESIM DOGANI DO TË MERR PJESË NË MBLEDHJEN INAUGURUESE TË GRUPIT PUNUES KOORDINATIV TË KOMISIONEVE PARLAMENTARE PËR MBIKËQYRJEN E PUNËS SË SHËRBIMEVE PËR ZBULIM

Deputeti Besim Dogani, në cilësi të kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim, më 8 dhe 9 mars 2010, do të merr pjesë në Mbledhjen inauguruese të Grupit  punues koordinativ të komisioneve parlamentare për mbikëqyrjen e punës së shërbimeve për zbulim në Evropën Juglindore që do të mbahet në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.



E martë, 2 mars 2010

PJESËMARRJE E DEPUTETES HRISTINA RUNÇEVA NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE PËR BENÇMARKE DHE VETËVLERËSIM TË PARLAMENTEVE DEMOKRATIKE, PARIS

Deputetja, znj. Hristina Runçeva do ta përfaqësojë Republikën e Maqedonisë në Konferencën ndërkombëtare për bençmarke dhe vetëvlerësim të parlamenteve demokratike, e cila mbahet prej 2 deri më 4 mars 2010 në Paris të Francës

Click