E mërkurë, 28 mars 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E PARLAMENTIT TË KROACISË TË UDHËHEQUR NGA KRYETARI BORIS SHPREM

Pas diskutimeve të sotme ndërmjet të dy delegacioneve parlamentare, z.Veljanoski, kryetar i Kuvendit të RM-së dhe z.Boris Shprem, kryetar i Kuvendit të Kroacisë vlerësuan se ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë nuk ka çështje të hapura, ndërsa marrëdhëniet bilaterale në të gjitha sferat në njëzet vitet e kaluara vazhdimisht janë duke përparuar.



E martë, 20 mars 2012

TAKIMI I KRYETARIT TRAJKO VELJANOSKI ME AMBASADORIN E SHTETIT TË KUVAJTIT, SH.T ABDULLA AL-DUVAJH

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, dje në Republikën e Maqedonisë realizoi takim protokollar me ambasadorin Shtetit të Kuvajtit, SH.T. Abdulla Al-Duvajh, me seli në Ankara.



E premte, 16 mars 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E MALIT TË ZI, Z. FILIP VUJANOVIQ

Kryetari i Malit të zi, z. Filip Vujanoviq edhe njëherë shprehu kënaqësi dhe falënderim për ndihmën të cilën Maqedonia ia jep Malit të Zi në proceset e integrimit euroatlantik. Të gjithë e kemi të qartë se Maqedonia që moti i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO, ndërsa un personalisht shpresoj se aktgjykimin në Hagë do ta respektojnë të gjitha subjektet dhe organizatat ndërkombëtare.



E premte, 16 mars 2012

TAKIM I KRYETARIT VELJANOSKI ME ZËVENDËSKRYETARIN E QEVERISË DHE MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z. EDMOND HAXHINASTO

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski në takim e bindi z. Edmond Haxhinasto se Republika e Maqedonisë dëshiron dhe ndërton marrëdhënie miqësore me të gjithë fqinjët dhe se i jep rëndësi të madhe bashkëpunimit rajonal dhe pastaj duke i dhënë mbështetje të plotë Republikës së Shqipërisë për afirmim në iniciativat rajonale



E enjte, 8 mars 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME GRUPIN PËR MIQËSI ME MAQEDONINË TË PARLAMENTIT SUEDEZ

Të pranishmit u pajtuan se, megjithëse Republika e Maqedonisë nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ajo i ka realizuar reformat dhe direktivat e BE-së, të cilat nuk janë vetëm kusht për anëtarësim në BE, por janë benefit edhe për qytetarët dhe për shtetin



E mërkurë, 7 mars 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME SHEFIN E RI TË DELEGACIONIT TË BE-SË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. AIVO ORAV

Trajko Veljanoski i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, z. Aivo Orav, dhe potencoi gatishmërinë personale dhe gatishmërinë e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për të përkrahur çdo iniciativë në drejtim të bashkëpunimit efikas dhe produktiv



E premte, 2 mars 2012, Rokdeil

KRYETARI VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E KOMUNËS SË ROKDEILIT, Z. BILL SARVINOSKI

Kryetari Veljanoski theksoi se është krenar që është përfaqësues i Republikës së Maqedonisë në Australi, sepse Maqedonia është atdheu i komunitetit i cili qëndron besnik ndaj Australisë dhe i cili jep kontribut të madh në zhvillimin e plotë të Australisë. Ai nënvizoi se Komuniteti maqedonas mund t'i përmbush të gjitha qëllimet e caktuara. 



E premte, 2 mars 2012, Vellsi i Ri Jugor

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT DHE GUVERNATORIN E VELLSIT TË RI JUGOR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski dhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje me deputetët: z. Ilija Dimovski, znj. Cvetanka Ivanova, z. Xhevat Ademi dhe z. Millorad Dodevski, sot u takuan me kryetarin dhe nënkryetarët e Parlamentit të Vellsit të Ri Jugor, z. Xhon Hog, z.Vard dhe znj. Mekllaren Xhons, deputetin Mosellman dhe guvernatorin e Vellsit të ri Jugor, znj. Meri Beshmir



E enjte, 1 mars 2012, Kanbera, Australi

KRYETARI VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KOMISIONIN PËR PUNË TË JASHTME DHE TREGTI TË PARLAMENTIT TË AUSTRALISË, ZËVENDËSLIDEREN E OPOZITËS, ZNJ. XHULI BISHOLL, DHE ME DEPUTETIN DHE ISH ZËDHËNËS I PARLAMENTIT AUSTRALIAN, Z. HERI XHENKINS

Të dy palët e përshëndetën vendimin e MPJ të Australisë për heqjen e nocionit Sllavo-maqedonas të imponuar me Direktivën e vitit 1994 dhe futjen e nocionit Maqedonas në të gjitha dokumentet zyrtare. Në fund të takimit kryetari Veljanoski e ftoi znj. Bishop ta vizitojë Republikën e Maqedonisë

Click