E hënë, 29 mars 2010
PJESËMARRJA E DEPUTETIT ANDREJ ZHERNOVSKI NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT PËR POPULLSI, REFUGJATË DHE MIGRIM
Deputeti Andrej Zhernovski do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Popullsi, Refugjatë dhe Migrim të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian, e cila mbahet më 30 dhe 31 mars 2010 në Paris
Lexo më shumë
E hënë, 29 mars 2010
KOMISIONI PËR MBROJTE DHE SIGURI REALIZOI TAKIM ME PËRFAQËSUES TË SHKOLLËS SË LARTË TË MBROJTJES

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri sot realizoi takim me përfaqësues të Shkollës së Lartë të Mbrojtjes të Institutit Holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare -Klingendael
Lexo më shumë
E Premte, 26 mars 2010
KRYETAR I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, E PRANOI Z. ROBERT SIMONS, ZËVENDËSNDIHMËSIN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË NATO-S

Duke përkujtuar që Republika e Maqedonisë sot nuk është anëtare e NATO-s për shkak të kontestit me fqinjin tonë jugor, Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski theksoi se ne vazhdojmë me të gjitha reformat e nevojshme për integrimin tonë të plotë në strukturat euroatlantike.
Lexo më shumë
E premte, 26 mars 2010
FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT VELJANOSKI NË HAPJEN E GARAVE NDËRKOMBËTARE PËR STUDENTË

Është kënaqësi e madhe për mua sot të jem këtu me ju në kuadër të garave kualifikuese për studentët e drejtësisë, studimeve evropiane, shkencave politike, ekonomisë dhe teknologjive të informatikës.
Veçanërisht më gëzon fakti që në këto gara marrin pjesë studentë, si nga universitetet shtetërore, ashtu edhe nga universitetet private në Republikën e Maqedonisë, pasi, edhe në procesin e arsimit të lartë, edhe në fakultete është e nevojshme konkurrencë e shëndoshë, e cila, para së gjithash, shpie në ngritjen e kualitetit të procesit arsimor dhe hulumtues-shkencor të universiteteve.
Lexo më shumë
E Premte, 26 mars 2010
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI E PRANOI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË TURQISË, AHMET DAVUTOGLLU

Në takimin, i cili kaloi në atmosferë të hapur dhe miqësore, të dyja palët vlerësuan se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë janë shumë të mira, nuk ka çështje të hapura, ndërsa e gjithë kjo jep bazë të mirë që ato marrëdhënie të zhvillohen dhe të thellohen. Kryetari i Kuvendit, Veljanoski, duke shprehur falënderim për përkrahjen nga ana e Republikës së Turqisë për anëtarësimin tonë në NATO, përkujtoi që Republika Maqedonisë edhe pas Bukureshtit në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme i ndërmerr dhe i plotëson obligimet e saj ndaj aleancës.
Lexo më shumë
E premte, 26 mars 2010
GRUPI PARLAMENTAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË TURQISË U TAKUA ME MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË TURQISË

Sot kryetari i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, z. Qenan Hasipi, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z Ahmet Davutogllu, i cili gjendet në vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.
Lexo më shumë
E enjte, 25 mars 2010
NATO SHPRESON SE MAQEDONIA SË SHPEJTI DO TË BËHET ANËTARJA E 29–TË E ALEANCËS

Qëndrimi i NATO-s mbetet i pandryshuar-Republika e Maqedonisë të merr ftesë për anëtarësim menjëherë pasi të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme me Republikën e Greqisë lidhur me kontestin me emrin. Kjo është pengesa e vetme për marrjen e ftesës për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë në NATO.
Lexo më shumë
E mërkurë, 24 mars 2010, Bruksel
PJESËMARRJE E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË SEMINARIN PËR PARLAMENTARË DHE NËPUNËS TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Në emër të delegacionit parlamentar maqedonas, deputeti z. Jovan Manasievski, kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet, kishte prezantim për kontrollin buxhetor parlamentar
Lexo më shumë
E mërkurë, 24 mars 2010, Madrid
PJESËMARRJA AKTIVE NË INICIATIVAT RAJONALE KONTRIBUON NË SIGURIMIN E PAQES DHE TË SIGURISË NË HAPËSIRAT BALLKANIKE

Delegacioni i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, znj. Teuta Arifi, në përbërje të të cilit janë anëtarët e Komisionit: z. Vllado Buçkovski dhe z. Pavle Trajanov, i cili qëndron në vizitë pune dyditore në Mbretërinë e Spanjës, realizoi takime me nikoqirin e tyre, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit z. Zhuzep Antoni Duran dhe Leida dhe anëtarët e Komisionit, si dhe me kryetarin, z. Adorasion K. Bravo dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit të Parlamentit të Spanjës.
Lexo më shumë
E mërkurë, 24 mars 2010
DEBAT PUBLIK I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME
Këshilli Nacional për Eurointegrime së bashku me Fondacionin “Fridrih Ebert", organizoi debat publik me temë “Burime të rigjenerueshme të energjisë - A mund të jetë e dobishme përvoja e Gjermanisë për Republikën e Maqedonisë"
Lexo më shumë
E hënë, 22 mars 2010, Komisioni për Financim dhe Buxhet
U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR REVIZION SHTETËROR
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e pesëdhjetegjashtë, të mbajtur më 18 mars 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për revizionin shtetëror (leximi i parë).
Lexo më shumë
E hënë, 22 mars 2010
MBLEDHJA E TRIDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 31-të të mbajtur më 17 mars 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për verën (leximi i dytë).
Lexo më shumë
E hënë, 22 mars 2010
MBLEDHJA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 17 mars 2010 mbajti Mbledhjen e tridhjetetetë
Lexo më shumë
E enjte, 18 mars 2010
MBLEDHJA E TREMBËDHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME
Këshilli Nacional për Evrointegrime në mbledhje debatoi për Marrëveshjen shumëvjeçare për financim 2007-2010 nga Instrumenti për ndihmë paraaderuese (IPA) për Komponentin e pestë-zhvillimi rural.
Lexo më shumë
E hënë, 15 mars 2010, Komisioni për Politikë të Jashtme
DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMË "IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË VENDIT PRANUES DHE QEVERISË SË VENDIT DËRGUES QË KA TË BËJË ME NDIHMËN EKONOMIKE, TEKNIKE DHE TË NGJASHME"
Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 18 shkurt dhe 12 mars të vitit 2010 mbajti debat mbikëqyrës me temë "Implementimi i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së vendit pranues dhe Qeverisë së vendit dërgues që ka të bëjë me ndihmën ekonomike, teknike dhe të ngjashme".
Lexo më shumë
E enjte, 11 mars 2010
KRYETARI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE, Z. LUBISAV IVANOV XINGO, REALIZOI TAKIM ME DELEGACIONIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, z. Lubisav Ivanov Xingo, realizoi takim me Delegacionin e Republikës së Sllovenisë, të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, z. Pavel Gantar. Në përbërje të Delegacionit të Republikës së Sllovenisë ishin edhe shefi i Grupit parlamentar, z. Joshko Godec, kryetari i Komisionit për Çështje me Unionin Evropian, z. Bogdan Baroviq dhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, z. Allan Brajan Bergant
Lexo më shumë
E enjte, 11 mars 2010
TAKIM I KOORDINATORËVE TË GRUPEVE PARLAMENTARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME DELEGACIONIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Koordinatorët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë , znj. Sillvana Boneva, znj. Cvetanka Ivanova, z. Tahir Hani, z. Abedin Zymberi dhe z. Stojan Andov, realizuan takim me Delegacionin e Republikës së Sllovenisë, të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, z. Pavell Gantar.
Lexo më shumë
E mërkurë 10 mars 2010
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME DELEGACIONIN E KUVENDIT TË SLLOVENISË TË UDHËHEQUR NGA KRYETARI DR. PAVELL GANTAR

Në fillim të bisedimeve të dyja palët theksuan se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë janë shumë të mira dhe më shumë se miqësore, ndërsa ndërmjet dy shteteve nuk ka çështje të hapura. “Kjo na jep mundësi që marrëdhëniet bilaterale t’i thellojmë në të gjitha sferat dhe në të gjitha nivelet”, theksoi Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski
Lexo më shumë
E mërkurë, 10 mars 2010
TAKIM I KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE, Z. PETAR POP ARSOV DHE ZËVENDËSKRYETARIT TË KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME, Z. VASKO SHUTAROV, ME KRYETARIN E KUVENDIT TË SLLOVENISË, DR. PAVELL GANTAR

Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov dhe zëvendëskryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Vasko Shutarov, realizuan takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, SH. T. dr. PavelL Gantar. Njëherit, në përbërje të Delegacionit të Republikës së Sllovenisë ishin edhe shefi i Grupit parlamentar, z. Joshko Godec, kryetari i Komisionit për Çështje me Unionin Evropian, z. Bogdan Baroviq dhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, z. Allan Brajan Bergant.
Lexo më shumë
E mërkurë, 10 mars 2010
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË ME GRUPIN PARLAMENTAR TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, z. Jovan Llazarev, bashkë me anëtarët znj. Svetllana Jakimovska, znj. Sonja Cvetkovska, znj. Kosana Nikolliq-Mazneva, znj. Marinella Tusheva, z. Marjanço Nikollov dhe z. Tahir Hani realizuan takim me Delegacionin e Republikës së Sllovenisë, të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, SH. T. dr. Pavell Gantar.
Lexo më shumë
E mërkurë, 10 mars 2010
MBLEDHJA E TRIDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e tridhjetë, të mbajtur më 5 mars 2010, si turp punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve (leximi i parë). Në mbledhje në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë z. Perica Ivanovski, zëvendës-ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
Lexo më shumë
E hënë, 08 mars 2010
SEANCË PLENARE E EUROPARLAMENTIT

Prej 08 deri në 11 mars, Parlamenti Evropian do të mbajë seancë plenare në Strasburg, të cilën do ta hap kryetari i Parlamentit z. Jerzhi Busek, me deklaratë me rastin e Ditës së 99-të ndërkombëtare të femrës-8 Marsi.
Lexo më shumë
E hënë, 08 mars 2010
STOP DHUNËS NDAJ FEMRAVE

Sot, më 08 Mars-Dita ndërkombëtare e femrave, ministrat e Punësimit dhe Çështjeve Sociale të Unionit Evropian do t’i definojnë instrumentet dhe drejtimet themelore të veprimit të strategjisë së Evropës kundër dhunës gjinore.
Lexo më shumë
E hënë, 08 mars 2010
MBLEDHJA E PESËDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e pesëdhjetetretë, të mbajtur më 04 mars 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat (në procedurë të shkurtuar).
Lexo më shumë
E premte, 5 mars 2010
BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUSIN E TAKIMIT JOFORMAL TË MINISTRAVE EVROPIANË TË PUNËVE TË JASHTME

Më 5 dhe 6 mars në Kordobë do të mbahet takim joformal i ministrave evropianë të Punëve të Jashtme, në të cilin nikoqir do të jetë z. Migell Anhel Moratinos, ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Spanjës, e cila kryeson Unionin Evropian.
Lexo më shumë
E martë, 2 mars 2010
TAKIM I NËNKRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. JANI MAKRADULI, ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR PUNË TË JASHTME TË DHOMËS SË POSHTME TË PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË ITALISË

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jani Makradulu, sot u takua me Komisionin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Poshtme të Parlamentit të Republikës së Italisë.
Lexo më shumë
E martë, 2 mars 2010
TAKIM I ZONJËS TEUTA ARIFI, KRYETARE E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME, ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË DHOMËS SË POSHTME TË PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË ITALISË

Deputetja, zonja Teuta Arifi, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme, sot u takua me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Poshtme të Parlamentit të Republikës së Italisë.
Lexo më shumë
E hënë, 1 mars 2010
TAKIM I GRUPIT TË DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË KROACISË ME DELEGACIONIN NGA REPUBLIKA E KROACISË

Kryetari i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, zonja Bllagorodna Duliq dhe anëtarët zonja Nadica Tançeva-Tulieva, z. Pançe Damevski dhe z. Vasko Shutarov sot realizuan takim me delegacionin nga Republika e Kroacisë me rastin e mbajtjes së Asamblesë vjetore të Bashkësisë së kroatëve në Republikën e Maqedonisë.
Lexo më shumë
E hënë, 1 mars 2010
MBLEDHJA E PESËDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 26 shkurt 2010 e mbajti Mbledhjen e pesëdhjetedytë.Komisioni si turp punues amë e shqyrtoi Propozim-rendin e ditës si vijon:
Lexo më shumë
E hënë, 1 mars 2010
MBLEDHJA E NJËZETENËNTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLATARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 29-të të mbajtur më 24 shkurt 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural (leximi i parë).
Lexo më shumë