E martë, 24.03.2009, Strazburg

SEANCË E PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti evropian dje e filloi seancën plenare, e cila do të zgjasë deri më 26 mars. Temë qendrore e kësaj seance do të jetë kriza ekonomike dhe mënyrat e mundshme të zgjidhjes së gjendjes së tanishme. Si të shfrytëzohen në mënyrë efetkitve fondet strukturore, ardhmëria e industrisë automobilistike  në shtetet anëtare të  BE-së, mundësia për rritjen e  tatimit të prodhimeve  nga industria e duhanit, janë thekset  kryesore të këtij debati. Gjithashtu do të debatohet edhe për çmimin e ushqimit  dhe prodhimeve ushqimore në BE.



E martë, 10.03.2009, lajme nga Unioni Evropian

SEANCË E PARLAMENTIT EVROPIAN

Strasburg, Kriza ekonomike botërore dhe ndikimi i saj në Unionin Evropian është tema kryesore e mbledhjes së Unionit Evropian. Bordi i ekonomisë bëri thirrje për një harmonizim të kujdesshëm të planeve nacionale për menaxhim me gjendjet e tregut evropian. Në të kundërtën mund të vijë te rënia e konkurrencës globale të ekonomisë evropiane. Mundësinë për tejkalimin efikas të krizës, Parlamenti evropian e shikon në financime të shpejta dhe të përshtatshme të projekteve lokale. Në këtë seancë do të shqyrtohen raportet për përparimin e Maqedonisë, Kroacisë dhe Turqisë drejt afrimit në Unionin Evropian. Delegacioni i Komisionit për çështje evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje, Aleksandër Nikolloski dhe Marinella Tusheva, marrin pjesë në seancën parlamentare të Parlamentit evropian. Raporti për përparimin e Republikës së Maqedonisë është i një rëndësie të madhe për eurointegrimin tonë, pasi që paraqet bazë për përpilimin e Raportit vjetor të Komisionit evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë, i cili do të përgatitet në vjeshtë. Delegacioni ynë realizoi takime me raportuesin, eurodeputetin Erik Mejer, si dhe eurodeputetë tjerë.

Click