E hënë, 30 nëntor 2009

MAQEDONIA E MORI LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Këshilli i Ministrave të Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë së vendeve-anëtare të Unionit Evropian, në preskonferencën në Bruksel, e konfirmoi liberalizimin vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, i cili do të startojë më 19 dhjetor të këtij viti. Me vendimin plotësohet Rregulativa 539/2001 e UE-së, përkatësisht këto tre vende ballkanike kalojnë nga shengen-lista "e zezë” në "të bardhë’’.



E hënë, 30 nëntor 2009

SAMITI UE-KINË

Sot në Nanking do të mbahet takimi i 12-të i kreut të Unionit Evropian dhe Kinës, në të cilin kryeministri kinez, z. Ven Xhiabao, do të jetë nikoqir i kryeministrit të Suedisë dhe kryesues me Unionin, z. Frederik Rejnfeld dhe kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso. Në fokusin e takimit do të jetë ngrohja globale, një javë para Konferencës së klimës, e cila do të mbahet në Kopenhagë, në organizim të KB.



E premte, 27 nëntori 2009

U SHPALL PËRBËRJA E KOMISIONIT TË RI EVROPIAN

Kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, në pres-konferencën në Bruksel, e shpalli ekipin e tij të ri, i cili do të duhet të fillojë me punë në fillim të vitit të ardhshëm, pasi të verifikohet nga Parlamenti Evropian. Komisar i ri për zgjerim do të jetë z. Shtefan Fule nga Çekia, i cili do të trashëgojë z. Oli Renin



E mërkurë, 25 nëntor 2009

EUROPARLAMENTI DISKUTON PËR ZGJERIMIN E BE-SË

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian, të mbajtur prej 23 deri më 26 nëntor në Strasburg, sot eurodeputetët diskutojnë për Projekt-rezolutën e Komisionit Evropian për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe Islandës.



E martë, 24 nëntor 2009, Strasburg

EUROPARLAMENTI KËRKOI TË VAZHDOHET ME REFORMA NË RRUGËN PËR ANËTARËSIM NË UE

Në ditën e parë të Sesionit plenar të Parlamentit Evropian në Strasburg, u theksua se shtetet-kandidate të tashme dhe potenciale patjetër duhet të vazhdojnë me reformat në rrugën për anëtarësim eventual në Unionin Evropian.



E hënë, 23 nëntor 2009, Strasburg

SESION PLENAR I PARLAMENTIT EVROPIAN

Prej 23 deri më 26 nëntor, anëtarët e Parlamentit Evropian do të mbajnë sesion plenar në Strasburg, në të cilin mes tjerash, do të debatojnë edhe për strategjinë e zgjerimit të Unionit Evropian, veçanërisht për Ballkanin perëndimor, Turqinë dhe Islandën.



E premte, 20 nëntor 2009

HERMAN VAN POMPUJ - KRYETAR I PARË I KËSHILLIT EVROPIAN, KETRIN MARGARET ESHTON – MINISTRE E PARË E PUNËVE TË JASHTME DHE E POLITIKËS SË SIGURISË TË UE-SË

Liderët e 27 vendeve–anëtare të Unionit Evropian, në takimin e jashtëzakonshëm në Bruksel, e emëruan Kryeministrin e Belgjikës, Herman Van Pompuj, për kryetar të parë të Këshillit Evropian, ndërsa eurokomisarja britanike e tregtisë, baronesha Ketrin Margaret Eshton, është përfaqësuesja e re e lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të UE-së.



E enjte, 19 nëntor 2009, Bruksel

CAKTIMI I POZITAVE KRYESORE NË UE

Liderët e shteteve dhe qeverive të Unionit Evropian, sot do të takohen në darkë pune në Bruksel, me qëllim të caktimit të pozitave kryesore në Unionin Evropian, në vigjilje të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës.



E enjte, 19 nëntor 2009

KLIMA DHE ENERGJETIKA NË FOKUSIN E SAMITIT NDËRMJET UE DHE RUSISË

Ndryshimet klimatike dhe çështjet energjetike ishin tema kryesore në Samitin e tretë ndërmjet Unionit Evropian dhe Rusisë, i cili dje u mbajt në Stokholm. Nikoqir i Samit ishte kryeministri dhe kryesuesi me Unionin, z. Frederik Rejnfeld, ndërsa përveç mysafirit të tij-kryetarit të Rusisë z. Dimitrij Medvedev, morën pjesë edhe kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso dhe përfaqësuesi i lartë i UE-së Havier Solana.



E mërkurë, 18 nëntor 2009 Stokholm

SAMITI EU - RUSI

Sot në Stokholm do të mbahet takim me kreun e Unionit Evropian dhe Rusisë, në të cilin kryeministri i Suedisë, z. Frederik Rejnfeld, në cilësinë e kryesuesit me Unionin do të jetë nikoqir i kryetarit të Rusisë, z Dimitrij Medvedev.



E enjte, 12 nëntor , 2009, Bruksel

EUROPARLAMENTI MIRATOI LIBERALIZIMIN E VIZAVE PREJ 19 DHJETORIT

Parlamentit Evropian në Bruksel, sot përkrahu Raportin për liberalizimin e vizave të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, i përgatitur nga eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, me të cilin parashihet udhëtimi i lirë për këto tre vende në Evropë prej  19 dhjetor 2009, në vend të terminit të parë më 1 janar të vitit 2010.



E mërkurë, 11 nëntor 2009, Bruksel

SEANCA PARLAMENTARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Më 11 dhe 12 nëntor Parlamenti Evropian do të mbajë seancë parlamentare në Bruksel me rastin e 20 vjetorit të revolucionit demokratik prapa “Perdes së Hekurt’’. Pozicioni i Evropës lidhur me ndryshimet klimatike para konferencës së dhjetorit në Kopenhagë dhe pozitat udhëheqëse në Unionin Evropian do të gjenden në rend dite para eurodeputetët. 



E premte, 6 nëntor 2009, Parlamenti Evropian, Bruksel

ZORAN TALER PROPOZOI QË TË MIRATOHET REKOMANDIMI I KOMISIONIT EVROPIAN PËR MAQEDONINË

Në Parlamentin Evropian në Bruksel, raportuesi për Republikën e Maqedonisë, z. Zoran Taler, e prezantoi rekomandimin nga Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë. Ai propozoi që Europarlamenti ta thërrasë Këshillin e Ministrave për ta miratuar rekomandimin e Komisionit Evropian, për fillimin e negociatave  për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian.



E premte, 6 nëntor , 2009, Nju Delhi

SAMITI UE – INDI

Në Samitin ndërmjet Union Evropian dhe Indisë në Nju Delhi, në fokusin e të cilit ishin ndryshimet klimatike, Kryeministri indian Manmohan Singh ishte nikoqir i Kryeministrit të Suedisë dhe kryesues me Unionin Evropian, Frederik Rejnfeld, si dhe i kryetarit  të Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso.



E mërkurë, 4 nëntor 2009

MARRËVESHJA E LISBONËS U NËNSHKRUA DHE NË ÇEKI

Kryetari çek VaclLav Klaus e nënshkroi Marrëveshjen e Lisbonës, me çka u kompletua ratifikimi në të gjitha 27 vendet-anëtare të Unionit Evropian. Dje, pasi Gjykata Kushtetuese e Republikës Çeke e miratoi marrëveshjen reformuese të UE-së, kryetari të këtij vendi e vuri nënshkrimin mbi të.



E hënë, 2 nëntor 2009

SAMITI EU-SHBA

Nesër në Uashington do të mbahet Samiti ndërmjet Unionit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilin Kryetari i Amerikës z. Barak Obama do të jetë nikoqir i kryeministrit të Suedisë, si kryesues  me UE-në, z. Frederik Rejnfeld. Në takim, gjithashtu do të marrin pjesë edhe kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso dhe përfaqësuesi i lartë i UE-së për politikë të jashtme dhe sigurisë së përbashkët, z.Havier Solana.

Click